• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haradinaj për ofertat e Kurtit drejtuar LDK e PDK: ‘Kamuflim me fsheh faktin se do me shku në zgjedhje’

04/24/2026 21:17
nga:Y I

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ofertat e Kurtit kundrejt partive opozitare, po i shohin si kamuflim për të fshehur faktin se Albin Kurti dëshëriron ta qojë vendin në zgjedhje.

Kështu deklaroi për dokumentarin ‘Expose’ kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj potencoi se Albin Kurti e ka vendos me kohë shkuarje e sërishme në një process electoral.

“Së pari nuk mendoj se cilësohen si oferta por një lloj strategjie për me kamuflu atë që e ka qëllim të vërtetë Kurti, me fsheh faktin që ai po don me shku në zgjedhje. Të gjitha mundësitë i ka për me zgjedh Presidentin, i ka pas herët, nuk i ka shfrytëzu dhe tani është në atë periudhën e ikjes nga faji dhe bartjes së fajësisë tek këto dy partitë opozitare”

“Po, shkuarjen në zgjedhje e ka vendos Kurti me kohë edhe po ndodh” deklaroi Haradinaj për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.

VIDEO: