Ish-komandanti i UÇK-së njëherësh ish-nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të luftës, Nasim Haradinaj, ishte i ftuari i radhës në dokumentarin ‘Expose’.
Haradinaj foli për burgosjen e fundit në Hagë dhe për ish-krerët e UÇK-së që ndoshen tash e disa vite atje.
Haradinaj uroi që deputetët e legjislaturës së ardhshme nuk do të shikojnë më ndarjet politike dhe të bëjnë më shumë për ish-krerët e UÇK-së që janë të burgosur në Hagë.
“Uroj që deputetët që kanë ardhë do t’a shohin mirë këtë çështje, nuk do ta mendojnë Hashimin apo PDK, Rexhep e VV, po të i mendojnë si djem të Kosovës, djem që mbi supe, deshën apo s’deshën këta, e patën luftën dhe djem të cilët u sakrifikuan për këtë vend, sa mundën dhe sa ditën. Prandaj edhe deputetët kanë për obligim të bëjnë sa mundin dhe sa dijnë. Deri tani s’ka tregu asnjë deputet, as PDK as VV as LDK as AAK as Nisma, asgjë për djemtë e vet që i kanë atje” tha Haradinaj për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.
Ai tha se pa përjashtim, asnjëra nga subjektet politike s’ka bërë asgjë për djemtë e tyre që i kanë të burgosur në Hagë.
Ai pati kritika edhe për njerëzit e UÇK-së në subjektet politike për heshtjen e tyre ndaj padrejtësive që po bëhen në Hagë.
/Gazeta Blic/