• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haradinaj: Kurti është amater në qeverisje, deputetët e VV’së ta përkrahin mocionin tonë sepse s’është fundi i botës

06/16/2023 21:40
nga:Genita C

Daut Haradinaj (AAK) në Blic Interview me Astrit Gashin e përshkruan kryeministrin Kurti si amater në qeverisje.

Teksa pati kritika të ashpëra për të, Haradinaj thotë se kryeminstri Kurti është dështimi më i madhë që i ka ndodhur Republikës së Kosovës.

Sipas Haradinajt, Kurti është duke e dërguar Kosovën në një rrugë pa kthim ku thotë duhet urgjentisht të gjendet mënyra për të dalë nga kjo situatë.

“Veç fakti që Kosova renditet si Irani, Korea, Rusia kjo është shqetësuese. Kurti është një amater në qeverisje, sidomos në aspektin e politikave të jashtme. Është një dështim fatal që i ka ndodhë Kosovës, po shihet fare mirë edhe izolimi individual, anulimi i vizatave në BE, ëashington. Gjitha këto janë shenja që nuk e dërgojnë Kosovën askund, përkundrazi Kurti është duke e kthyer Kosovën mbrapa, mos të them që po bëhet një dëm që nuk e di se si do të jetë mundësia e riparimit. Kurti duhet të gjejë mënyrë që t’i jep drejtim kësaj situate”, tha Haradinaj.

Haradinaj ftoi deputetët e pushtetit që ta përkrahin dhe ta votojnë mocionin për mosbesim nga Qeverisë Kurti.

“Forma pragmatike që të stabilizohet situata është dorëheqja e Kurtit, deputetët e VV’së ta përkrahin mocionin që ta dërgojnë në shtëpi kryeministrin.

Kjo nuk do të ishte fundi i botës, mandati i tij nuk do të jetë përgjithmonë”, tha ai.

“Sa i përket mocionit, ne i kemi rreth 47 vota si opozitë. Unë kam shpresë shumë që do të ketë edhe deputetë brenda VV’së të cilët e kuptojnë qartë situatën në të cilën jemi. Mocioni nuk është kundër Qeverisë apo Kurtit, por është nisur kundër sjelljeve të kryeministrit. Sa më shpejt që ky mocion merr përkrahje, do të jetë në të mirën e Kurtit dhe vetë VV’së e Kosovës”, shtoi ai./GazetaBlic/