Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke folur për shkuarjen e vendit në zgjedhje, tha se ka shumë rëndësi mënyra se si shkohet drejt tyre.
Ai për emisionin “Expose” prodhim i Gazeta Blic tha se mocioni është mënyra më e mirë për zgjedhje të reja.
“Mënyra se si shkohet në zgjedhje ka shumë rëndësi përpos datës. Edhe data mundet me qenë temë por si do të shkojmë në zgjedhje. Besoj se mocioni është mënyra me shku në zgjedhje . Së pari duhet të marrë mosbesimin në këtë rast qeveria Kurti e pastaj për ne çdo datë është në rregull por jo shpërbërje e parlamentit por si shkarkim i qeverisë Kurti”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka hedhur dyshime mbi PDK-në dhe VV’në, sipas tij, kanë koalcion për shpërbërjen e Kuvendin.
“Në fakt PDK-ja edhe LVV-ja duket që kanë koalicion për shpërbërje të parlamentit sepse ashtu duket dhe ashtu flasin”, tha Haradinaj.
“Mirëpo mos të harrojmë që mënyre se si shkohet në zgjedhje është edhe treguesi se çfarë ka ndodh. Pra s’duhet të shpërbëhet parlamenti së pari por duhet shkarku qeveria”, shtoi ai për emisionin Expose, prodhim i GazetaBlic.