• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haki Shatri: Rruga Dollç-Gjakovë nuk do të përfundoj as në vitin 2025

05/27/2024 16:36
nga:G C

Ish- ministri i Financave, Haki Shatri, thotë se hiç më pak se 700 milionë euro për investime kapitale kanë dështuar gjatë tri vjetëve të kësaj qeverie.

Haki Shatri ka treguar se rruga Dollç- Gjakovë nuk do të përfundoj as në vitin 2025. Për tri vjet të qeverisë Kurti sipas tij, nuk ka përfunduar asnjë rrugë.

“Përgjithësisht kateogria e investimeve kapitale si kategori kryesore buxhetore, në këtë mandat qeverisës ka pas dështim të plotë, sepse nga vlera e mjeteve që janë nda me buxhet që janë ligj, për tri vjet po flas për tri vjet e kalume janë dështu diku rreth 700 milionë, kanë dështu me u realizu, që i bjen fiks një buxhet vjetor për investime kapitale”, tha Shatri.

“Tri vjet punë një vit e ka të humbur totalisht, sepse 700 milionë është një vlerë mesatare e buxhetit për investime kapitale, por në kuadër të tyre ka dështu në realizimin e ndërtimit të projekteve infstrakturore të rrugëve. Jemi dëshmitarë për rrugët kryesore të cilat kanë qenë në ndërtim e sipër në fillim të këtij mandati, janë ndërpre punimet, janë vazhdu me shifra minimale formale sa për të mos u mbyll krejt projekti, por nuk e kanë mbajt dinamikën e parapame të ndërtimit, sepse kanë nda mjete edhe kanë realizu më pak se që i kanë nda me buxhet. Për rrugën Dollc – Gjakovë , kanë qenë të parapame 30 milionë për me u realizu ajo punë, deri në fillim të këtij mandati janë realizu 8 milionë kurse më vone është zvoglu shuma e pareve që janë dhëën. Dhe sipas buxhetit të këtij viti 2024 kjo rrugë nuk do të përfundoj as në vitin 2025 deri në fund të vitit 2026, sepse me buxhet janë ndarë 10 milionë për këtë vit, 6 milionë për vitin tjetër dhe 6 milionë për vitin 2026, që do të thotë se edhe 3 vjet nuk ka me përfundu ajo rrugë”, tha ai për “Expose”, prodhim i GazetaBlic.