• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Hajredin Kuçi: I kemi provuar të gjitha me Serbinë përveç paqe, me të është shumë e vështirë që të negociohet

10/28/2023 09:23
nga:Sh R

Njeriu i dytë në ekzekutivin kosovar në kohën e Qeverisë Thaçi 1, Hajredin Kuçi, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashi, ka folur pas takimeve të fundit në Bruksel, ku thotë se dialogu është rruga e vetme, shkruan Gazeta Blic.

Kuçi thotë se i Kosova i ka provuar të gjitha me Serbinë përveç paqes. Sipas tij, është mirë që në këtë çështje ka koncentrim ndërkombëtarë përkundër krizave të ndryshme në botë.

Mendoj që dinamizimi i dialogut ka ardh si rezultat i rrethanva të tjera të cilat kanë qenë edhe objektive edhe subjektive do thoja, edhe në Kosovë edhe jashtë Kosove. Natyrisht dy tri gjëra që mendoj që kanë qenë pozitive, është e para vazhdimi i dialogut që mendoj që dialogu është rruga e vetme dhe po ashtu mendoj që është zgjedhje e mirëkuptimitë për Kosovën, rruga e zgjedhjeve përmes dialogt. Ne i kemi provu të gjitha me Serbinë përvec paqes, e dyta mendoj që është e mirë që ka koncentrim ndërkombëtarë për kundër krizave të ndyshme në botë që ka për Kosovën. Në këtë rast mendoj që nuk ka hendek në mes të qëndrimit të Unionit Evropian dhe ShBA-së, ngase një hendek i tillë do të ishte mundësi për keqpërdorim të pozitave dhe pastaj nuk do të kishte zgjidhje. E treta, mendoj që po ashtu ka koncentrim të funksionarëve të lartë, në kët rast kancelarit gjerman, predientit francez, kryeministres italiane, mendoj që këto janë gjëra pozitive”, tha Kuçi.

Tutje ai thotë se nuk duhet të barazohemi me palën serbe edhe në vlerësimin ndërkombëtarë, dhe se ndërmjetësit ndërkombëtarë nuk i kemi zgjedhur ne, janë ata që janë, dhe ne duhet të tregohemi të kujdeshëm pasi që ata përsëri do të jenë ndërmjetësues.

Ajo qka dua të them, pritjet po bëhen më të mëdha sesa që duhet ose e kundërta po zvogëlohen pritjet pë cka edhe duhet të jenë. Unë mendoj që ne duhet të jemi racional, pala e Kosovës, dhe mendoj që ndoshta në dy rrafshet duhet të jemi më të kujdeshëm. E para, nuk duhet të barazohemi me palën serbe edhe në vlerësimin ndërkombëtar. Ndërmjetësit ndërkombëtarë janë ata që janë nuk i kemi zgjedhur ne, por ne duhet të jemi të kujdesshëm sepse ata prap do të jenë ndërmjetës, nëse jo më emra të përveçshëm, prap do jenë ata që ne kërkojmë zgjidhjen dhe në Ballkan përfshi edhe raportet Kosovë Serbi nuk zgjidhen pa ndërmjetësim ndërkombëtarë dhe nuk ka zgjidhje në Evropë që janë bërë pa pas ndikim Gjermania, Franca, Britania e Madhe një kohë. Këta janë aketrët ndërkombëtarë, nuk duhet të kërkojmë aketerë tjerë”, shtoi ai.

Ai thotë se me Serbinë është shumë e vështirë që të negociohet. Sipas Kuçit për të negociuar me Serbinë nuk kërkohet shumë talent por kërkohet vetëm refuzim.

Tutje ai shtoi se duhet të jemi të kujdeshëm me faktorët ndërkombëtarë dhe duhet t’i bindim që t’i bëjnë presion Serbisë për një zgjidhje.

Mendoj që atëherë ka qenë edhe më keq, nuk është problemi të refuzimi se unë mendoj që problemi kryesor është që pala kosovoare jo që ngocion me Serbinë, sepse me Serbinë është vështirë që të negociohet, me Serbinë nuk kërkohet shumë talent, me ata kërkohet vetëm refuzim, por ajo që dua të them ne duhet të jemi të kujdeshëm me faktorët ndërkombëtrë, ne duhet ti bindim partnert tanë ndërkombëtarë, ShBA në radhë të parë, pastaj Unionin Evropian. Pra, që ata të binden dhe me bindjen e tyre t’i bëjnë presion Serbisë për një zgjidhje. E kundëta, nëse ne tentojmë që me partnerët ndërkombëtarë të jemi ata që nuk jemi palë bashkëpunuese, nuk ka zgjidhje të njëanshme vetëm kapitullimi është zgjedhje e njëanshme. Por po ashtu e di që të gjitha zgjidhjet pozitive për Kosovën kanë ardhur kur ne kemi pasur kohezient nacional dhe partneritet ndërkombëtarë, dhe këtë partneritët nuk guxojmë ta humbim”, tha ai.

Kuçi thotë se ne duhet të kërkojmë nga partnerët ndërkombëtarë që ta mirkuptojnë Kosovën, ne tri pika, e para që ta ruajmë shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës, e dyta ta ruajmë tërësinë territoriale dhe e treta funksionalitetin e institucioneve qendrore në territorin e Republikës.

Zyrtari i PDK-së thotë se nga partnerët tanë duhet të kërkojmë që të mos cenohet funksionaliteti i shtetit, pasi që cenimi i funkisonalitetit nuk e krijon mundësinë që të kemi raporte paqësore me Serbinë.

Kërkojmë nga partnerët tonë që funksionaliteti të mos cenohet sot dhe në të ardhmen, ngase cenimi i funksionalietit në tërësi nuk e krijon mundësinë që ai etniet të zhvillohet si duhet ose në anën tjetër nuk e krijon mundësinë që të kemi raporte paqësorë me Serbinë. Ngase Serbia do tentoj që ta rrisë atë etnitet ne do të provojmë ta rrisim funksionalitetin tonë dhe konflikti do të jetë i vazhdueshëm. Kompromiset duhet të përfundojnë me njohje të ndërsjellë, tërësia e kompromiseve që kanë ndodh nga 99 e tutje edhe në Vjenë, edhe në Bruksel edhe tani që mund të ndodh në Ohër e diku tjetër, do të jetë më e madhe sesa një kompromis që do të ishte i tërsishëm në raport me njohjen e ndërsjellë. Ngase ne kemi leshuar pe, kemi bërë kompromise me Pakon e Ahtisarit me bindje që do të kalojmë Këshillin e Sigurimit. Pasi që nuk kaloi, pastaj u miratua një rezulutë në Këshillin e Sigurimit që tha vazhdoni në dialog. Dhe nëse prap kërkohet një kompromis tjetër unë mendoj që funksionaliteti i shtetit vetëdijshëm cenohet”, u shpreh Kuçi

Ai thotë se ne duhet ta kemi të qartë që kompromisi po bëhet vetëm në Kosovë dhe nuk po bëhet kompromis në raport me Kosovë-Serbi.

Në raportin me Serbinë edhe njohja de jure do të ishte e pamjaftueshme ngase tendeca e saj për ta penguar Kosovën do të ishtë e vazhdueshme, shembulli i Bosnjës edhe i Malit të Zi. Ne duhet ta kemi të qartë kompromisi që po bëhet në Kosovë nuk po bëhet kompromisi në raport Kosovë- Serbi dhe unë e kom qujtuar Rambujeja ka qenë në dialog për liri, Viena për pavarësi, ky duhet të jetë për integrim në dy drejtime: integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike dhe dyta integrimin e veriut në institucionet qendrore në Republikën e Kosovës”, tha ai shkruan Gazeta Blic.