• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gucati: Atributet që Kurti ia ka dhënë Ivanoviqit janë fyese për familjarët e UÇK-së

02/05/2023 21:09
nga:G C

Në rrëfimin e tij për Expose, djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati ka komentuar edhe atributet që Kryeministri Kurti ia ka dhënë ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq, për të cilat thotë se kanë qenë fyese për familjarët e UÇK-së.

Një veprim të tillë të Kurtit, Gucati e quan turp teksa thotë se kryeministri duhej t’i kërkonte falje qytetarëve të Kosovës.

“Të them të drejtën nuk jam ndi aspak mirë duke e marrë për bazë faktin se e ka madhëru figurën e një njeri që është shquar për dhunën dhe gjuhën degraduese ndaj Kosovës. Të madhërosh figura serbe që kanë qenë kundër Kosovës dhe të mos jesh në gjendje për të kërkuar falje para qytetarëve të Kosovës ka qenë një turp nga ana e tij”, tha Gucati.

Gucati shtoi se Kurti është dashur të jap dorëheqje pas këtij veprimi, sepse siç thotë ai kryeministrit të Kosovës nuk i ka interesuar aspak rasti i çlirimtarëve që ndodhen në Hagë.

“Kryeministrit të Kosovës nuk i ka interesuar aspak rasti i çlirimtarëve që ndodhen në Hagë, nuk jemi vizituar fare nga ai për këto dy vite sa po qëndrojnë atje. Kurti është dashur të jap dorëheqje pas këtij veprimi. Në të kaluarën kur një udhëheqës i shtetit ka nderuar ndonjë serb është përcjellur me akuza dhe fyerjet më të rënda”, tha Gucati për Expose.