• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gramoz Vokrri: Sfida e dytë pas pranimit ishte t’i bindim lojtarët që t’i bashkohen Kosovës

05/07/2021 20:49
nga:Mergim Rreci

Gramoz Vokrri, djali i legjendës, Fadil Vokrri ka thënë se sfida e dytë e Kosovës pas pranimit në UEFA, ishte bindja e lojtarëve p^r t’iu bashkuar kombëtares tonë.

Ai thotë se kishin strategjinë e tyre, ndërsa zbulon disa futbollistë të cilët nuk kishte shumë nevojë për t’i bindur, pasi veç kishin ndarë mendjen për të ardhur, shkruan GazetaBlic.

“Sfida e dytë pas pranimit ka qenë t’i bindim lojtarët, pasi situata në atë kohë nuk ishte e qartë, pasi nuk dihej se a kanë drejtë apo jo të zgjedhin përfaqësuesen e tyre, cilën dëshirojnë ata. Disa vendosën të vijnë për Kosovës, disa për Shqipërinë, e disa nuk kanë bërë lëvizje. Kjo ka qenë sfidë, pasi shumica e këtyre djemëve janë rrit në shtetet evropiane. Duhet t’i ofrosh një projekt të veçantë, diçka që ia nxitë interesimin. Personalisht mendoj që të ftohesh për të luajtur për kombëtaren është nder privilegj”, tha fillimisht Gramoz Vokrri për “BlicInterview”

 “Qëllimi për ti bindur ka qenë të mos përhapim lajme pa përfunduar kalimi i lojtarit tek Kosova, pasi në një vendim të kundërt të lojtarit, shkaktohet konfuzion. Në raste kur lojtari merr ndonjë vendim negativ kundër Kosovës është një imazh i keq dhe krijon imazh negativ edhe tek lojtarët e tjerë që nuk janë të definuar. Pastaj ka qenë strategjia që t’i bindim lojtarët të përfaqësojnë vendin e tyre.”

“Celina mori vendim për t’u afruar me Kosovën para pranimit, rasti i Zenelit e Berishës që ishin në kombëtaret tjera dhe rasti i Zhegrovës të cilit iu deshën 30 sekonda kohë për të vendosur, janë disa momente të mira që kishim në bindjen e lojtarëve”, përfundoi Vokrri.

/GazetaBlic