• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gollopeni: Të rinjtë që po largohen tani, nuk do të kthehen më kurrë!

02/11/2022 22:17
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 pjesën e katërt të dokumentarit për largimin e të rinjëve nga Kosova, të titulluar “Zbrazja e Kosovës”.

Për dallim nga dy dekada më parë kur migrimi bëhej me dhunë dhe në mënyrë ilegale, në vitet e fundit qytetarët janë larguar, kryesisht duke ndjekur rrugët ligjore, ndonëse ka pasur edhe prej atyre që kanë kaluar kufijtë ilegalisht.

I njëjtë nuk është as misioni i atyre që marrin rrugën për migrim, që dikur ishte largim i përkohshëm me planifikim për rithim në vendlindje dhe vazhdim të jetesës.

Sot, ata që largohen besohet se nuk do të kthehen më kurrë.

Këtë e tha për Expose edhe profesori univerzitar Besim Gollopeni.

“Kjo shoqëri, këta të ri që po ikun sot nuk largohen sikurse si ka ndodhur në vitin 99, këta ikun për të mos u kthyer më kurrë në Kosovë, për të jetuar por kjo situatë nuk ka qenë para asaj kohe, sepse cdo njëri që ka migruar në atë kohë ka menduar të kthehet në Kosovë dhe të gjejë një vend punë, mirëpo pas asaj kohe situata ka ndryshuar, sepe të rinjtë duke u zhgënjyer me ekonominë me mungesë të vendeve të punës, që ska dretësi, natyrisht që këta filluan me zbeh shpresën dhe natyrisht duke bërë pytje se kemi një jetë dhe pse mos të bëjmë një jetë më të mirë në vendet e zhvilluara, kjo mbase ju ka dhënë përgjigje atyre që kanë marrë rrugën e migrimit ndërkombëtare, ky është migrim që më nuk kthehte”, ka thënë Gollopeni.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni më poshtë: