• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Godet Bekë Berisha: Katërshja e UÇK-së në Hagë u dënuan për shkak të deklaratës së Albin Kurtit për Behajdin Allaqin

10/16/2026 22:16
nga:Genita C

Bekë Berisha, deputet i Aleancës ka qenë i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, ku komentoi edhe vendimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Berisha tha se, katërshja e UÇK-së në Hagë u dënua nga deklarata e kryeministrit Albin Kurti.

“Me sa e kam kuptuar unë këtë proces, nuk u gjet asgjë për t’i dënuar ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Në fund, u gjet Behajdin Allaqi.”

“Behajdin Allaqin e ka përmendur Albin Kurti në foltoren e Kuvendit, pastaj edhe Liburn Aliu. Liburn Aliu nuk e përmendi më, por Albin Kurti e përmendi përsëri. Ky nuk është dëshmitar okular, por e ka përmendur vetëm për të ardhur në pushtet dhe për t’i etiketuar oponentët politikë. Në fund, ata njerëz (ish-krerët e UÇK-së në Hagë) u dënuan me deklaratën e Albin Kurtit”, tha Bekë Berisha për Blic Interview.