I ftuari i radhës në emisionin Blic Interview me Astrtit Gashin, është kryetari në ardhje i AAK-së, Ardian Gjini, raporton GazetaBlic.
Gjini ka komentuar raportet e tensionuara mes Kurtit dhe ish presidentes Vjosa Osmani, duke i cilësuar deklaratat dhe përplasjet mes tyre si mungesë pjekurie politike.
Sipas tij qytetarët nuk kanë nevojë për akuza personale dhe debate se “kush është tradhtar” apo “kush është më lojal”, por për projekte konkrete dhe vizion për zhvillimin e vendit.
“Në njëfarë doze po besoj që është shumë me rëndësi sa më pak unë me komentu për tjerët mirëpo unë po të tregoj. Nëse nuk kanë çka me i tregu popullit të Kosovës se çka dojnë me bë e nuk i kanë kallxu qe 6 vjet as njëri as tjetri, atëherë duhet me kallxu se kush është më driber me Serbinë, e kush është më lojal e kush nuk është lojal, e kush ka me qenë tradhtarë, është shëndrru në krejt personale, bashkë kanë qenë te dytë, bashkë e kanë pru Kosovën deri këtu. Tash dikush thotë ky me ka ndal, ajo më ka ndal, unë jam tash shpëtimtari, janë fëmijnore për mendimin tim, janë pa pjekuri politike totale, na jemi politikan, na shtyhemi me brryla, ja thojmë ndonjëherë ndonjë fjalë të rëndë, nuk mungoj as unë në debate kohë pas kohë por tash Kosova nuk ka kohë më të merret me njerëz të cilët krejt cka dinë me i thënë këtij populli është që ata janë të kqij, janë të poshtër e kurr mos me dit me tregu se çka don me bë oj moter ose o vëlla”, tha ai.
Ai kritikoi edhe mungesën e rezultateve konkrete në qeverisje, duke kërkuar llogari për gjendjen në arsim, shëndetësi dhe ekonomi pas gjashtë vitesh qeverisje nga Kurti.
“Kurti duhet me dal me tregu pse nuk e ka kry asnjë projekt të vetëm për 6 vjet, le që nuk e ka nis por as ata egzistuesit nuk i ka kry, pse sot arsimi nuk është më mirë, pse shëndetësia nuk është më mirë, pse ekonomia nuk është më mirë, pse kurgjo në këtë tokë të bekuar të Kosovës nuk është më mirë për 6 vite të tij, le të na tregon bre”, theksoi ai.
Gjini thekson se qytetarët janë lodhur nga konfliktet dhe përplasjet politike, duke kërkuar zhvillim dhe stabilitet.
“Unë besoj që numri i njerëzve që janë tu pa është duke u rritë në mënyrë marramendëse, njerëzit nuk po dojnë konflikt, unë nuk ka me ua dhënë atë konflikt, njerëzit po dojnë zhvillim do ju tregoj se çka do të bëjë”, tha ai.
Sipas tij, gjuha përçarëse dhe kacafytjet personale në politikë po garantojnë vazhdimin e krizës, stagnimit dhe tensioneve në Kosovë.
“Me këtë fjalor që nuk është i tashëm është i vazhdueshëm, me kacafytje personale vec pse nuk marrin poste të caktuar, një pjesë e politikës se Kosovës që sot gëzojnë mbështetje janë duke ju garantu një gjë, po ju garantojnë juve që kriza, stagnimi, mos zhvillimi, kacafytja dhe tensionet që po i shohim këto ditë janë të garantuara me ta, kanë me vazhdu, fjalori e tregon këtë punë, synimet e tregojnë këtë punë. Kosova duhet me dal prej këtij rrethi, e ka mundësinë të dal nga ky rreth i keq. Me fjalor të vetin, me sjellje dhe me akuza ndaj njëri tjetrit pa trego asgjë konkrete, vec një gjë ia garantojnë popullit të Kosovës, qishtu ose më keq”, përfundoi Gjini.


