• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gjendja në Veri / Rraci: Kosova në anën e drejtë, Serbia burim i destabilitetit

06/25/2023 21:23
nga:N M

Për Gazmir Racin një analist tjetër politik, fajtori kryesor për gjendjen e sigurisë në veriun e Kosovës është Serbia, raporton Gazeta Blic.

Ai për emisionin “Expose”, ka theksuar se protestat e dhunshme atje nga serbët dhe rasti i kidnapimit të tre policëve të Kosovës në territorin e saj, kanë prodhuar tërë këtë situatë.

“Po duket që relacionet mes SHBA-së dhe Kosovës nuk janë ashtu siç jemi mësuar t`i kemi deri tani, por unë besoj që pas kësaj faze të vendosjes të tensionimti të këtrye raporteve, do të ketë dicka pozitive, në avansimin e marrëdhënieve tona, sepse një problem e kemi ne, sepse kemi marrëdhenie deklarative, por nuk kemi marrëdhënie të shkruara në letër ose strategjike siç ka filluar t`i kenë SHBA me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kështu që është momentin kritikë tash që nesë do të zgjidhet problemi me Veriun, të kalojmë në partneritet strategjik me SHBA”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, Kurti ishte i gatshëm të shkonte në Bruksel shpejt për t`i adresaur të gjtiha problemet që janë shfaqur, sidomos me bandat kriminale në Veri, por kishim një zhvillim tepër negative të marrëdhinëve Kosovë – Serbi me rastin e kidnapimit të zyrtarëve policor brenda territorirt të Kosovës.

“Të gjitha pikat që janë në tavolinë, tre nga komuniteti ndërkombëtar, e pëse nga ana e Kosovës do të mund të diskutoheshin vetëm në rast se do të uleshin të dyja palët dhe nëse përsëi zotohen se plani franko gjerman dhe aneksi i Ohrit do të zbatohen ashtu siç janë mbyllur dhe pa pasur nevojë për t`u rihapur më”, tha Rraci për emisionin “Expose”.