• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ish-drejtori i Infektivës: Gjendja në shëndetësi, më e keqja që nga viti 2000

03/19/2023 21:34
nga:N M

Një ish drejtor Klinike në QKUK , Shemsedin Dreshaj ka tërhequr një paralele gjatë kohës sa ai ka qenë drejtor në këtë klinikë dhe kohës së sotme, sa i përket edhe furnizimit dhe mungesës së barnave, por edhe të listës së pritjes të pacientëve që kanë pasur nevojë për ekzaminime qoftë CT, apo edhe rezonancë magnetike, shkruan Gazeta Blic.

Pa u menduar dy herë, Dreshaj, që sot është deputet i Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, e ka diangnostifikuar problemin e mungesës së barnave, listës së pritjeve të pacientëve dhe menaxhimin e QKUK.

Aktualisht, Bordi i SHSKUK është i emëruar nga Qeveria që udhëhiqet nga Albin Kurti dhe po ashtu ushtruese e detyrës së drejtorit të SHSKUK është e emëruar nga pushteti aktual.

Dreshaj thotë se këta njerëz ose nuk po duan ose nuk po dinë të menaxhojnë me QKUK.

“Unë dua ta them se asnjëherë më keq nuk ka qenë gjendja në shëndetësi dhe QKUK. Ne kemi pasur nga lista esenciale mbi 75 ose 80 për qind e barnave kanë qenë të pranishme, kohë pas kohe ka pasur lëvizje por realisht jo kaq gjatë, kur flasim për mungesën e pajisjeve themelore është shumë keq p.sh, nuk mund të them sa ka qenë lista e pritjes në kohën sa unë isha drejton në infektiv, por jam shumë I sigurt se çdo shërbim që është kërkuar është kryer brenda 2-3 muajve dhe tash duhet pritur me vite. Realisht mjekësia është sikurse ushtria, në ushtri nuk mund ta vendosësh dhjetarin për t`i prirë gjeneralit, ne jemi në një periudhë kur kuadrot e reja pa përvojë profesionale, pa përvojë menaxheriale janë vendosur të udhëheqin klinikat, unë në një debat që e pata me ministrin e Shëndetësisë javën që lame, ai më tha hapur nuk është ashtu siç po thua ti, i thash shko shihe gjendjen, ja listova ato çka mungojnë dhe më tha po unë e pyeta një drejtor që ishte takuar dhe më tha nuk i bëri këto kërkesa. Pra duhet t`iu them diçka, që nuk është krejt përgjegjësia te ministri , por përgjegjësia individuale e menaxherëve sektorial, drejtorit të SHSKUK, drejtorëve të klinikave, që të bëjnë me kohë kërkesat, nuk është koha më për politik në shëndetësi, në shëndetësi ka ardhur koha ose të veprohet, ose të lihet në mëshirën e fatit”, thotë Dreshaj.