• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gëzim Jerliu: Unë kam fatin që kam qenë kapiteni i parë i Amir Rrahmanit, të rinjtë duhet ta ndjekin si model

05/21/2023 21:21
nga:Lorik J

Amir Rrahmani dihet se hapat më të mëdha të zhvillimit në Kosovë i mori tek skuadra e Ramiz Sadikut në Prishtinë.

Rrahmani kishte mbështetje të madhe në këtë klub kosovar, ku si 16 vjeçar debutoi tek ekipi i parë dhe filloi të marrë vëmendje të madhe në opinionin sportiv në vendin tonë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish kapiteni i tij, Gëzim Jerliu rikthehet në kohë dhe tregon se si ai kishte luajtur tek ekipi i parë i Ramiz Sadikut, ku bashkë me Rrahmanin kishin krijuar një tandem të fortë në mbrojtje.

“Po Amiri në grup moshat e reja është parë, është vërejtë se është një lojtar perspektiv qysh në U15 aty ka kaluar një sezon, pastaj ka kaluar te U17 trajner ka qenë Avni Islami në atë kohë Amiri ka qenë një lojtar potencial, i urtë shumë punëtorë dhe ka punuar shumë besoj që me punë ka arritur deri këtu. Prej U17 e kemi marrë në ekip të parë senior iu ka bashkangjitur ekipit të parë dikun në moshën 16 vjeçare me ekipin parë ka qenë. Mundësinë ia ka jep Agron Mecinaj të inkuadrohet në ekip të parë, trajneri i ekipit së parë në atë kohë ka qenë Astrit Rrahmani. Amiri kur ka ardhur në ekip të parë ka qenë djalë i urtë, kemi luajtur bashkë më të në qendër të mbrojtjes. Amiri ka qenë shumë inteligjent në mbrojte, unë e kam organizuar mbrojtjen, faktikisht por Amirin e kam pas gjithmonë pranë, edhe pse ka qenë i ri si 16 vjeçar, ai ka qenë një lojtar shumë i pjekur në qendër të mbrojtës. Unë kam fatin që kam qenë kapiteni i parë senior i Amir Rrahmanit”, tha fillimisht Jerliu për “Expose”, prodhim i GazetaBlic.

Jerliu thotë se pak kishte besuar që Amiri të luante në Napoli, por krejt kjo u arrit falë punës dhe angazhimit që s’i ka munguar kurrë Rrahmanit.

“Të them të vërtetën ndoshta nuk e kemi prit që të arrijë në këtë nivel në Seria A, në ligën më të fortë dhe të jesh kampion me Napolin – por me punë, angazhim, besoj e ka arritur këtë sukses. Amiri ka pasur një karakter shumë të fortë, ka pasur pikat e veta në mbrojte, në ajër dhe përtokë ka luajtur shumë mirë dhe qysh si 16 vjeçar ka qenë në nivel. Amiri është model i gjithë të rinjve që mund ta ndjekin hapin e Amirit, tash në kushte shumë më të mira se në atë kohë, dihet çfare kanë qenë dhe çdo i ri mund të arrijë, ndoshta jo nivelin e Amirit, por deri dikun me punë dhe angazhim, unë jam falënderues shumë i madh i Amir Rrahmanit dhe i dëshiroj shumë fat”, deklaroi Jerliu.

04/14/2024 22:21

‘E kam ruajtur për 25 vite’- Muqolli tregon për vizatimin e motrës dhe përshkrimin e veçantë që ka!