• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gërxhaliu: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të thellojë varfërinë dhe krizën ekonomike

05/04/2025 11:33
nga:Sh R

Ish kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka komentuar vendimin e ZRRE për shtrejntimin e energjisë elektrike për 16,1%, ku thotë se ky vendim do të ketë efekte negative në aspketin social dhe ekonomik.

Gërxhaliu për dokumentarin Expose thotë se nuk mund të thuhet që ngritja është vetëm 16.1% ku në katër vitet e fundit kemi pas tri herë ngritje të çmimit të energjisë elektrike.

“Është një vendim që kërkesa për ngritjen e cmimit ka qenë në janar të vitit 2025, kampanja zgjedhore dhe zgjedhjet e patën ngrit këtë kërkesë, mirëpo nuk mund të thuhet se ngritja është 16,1%, kur dihet që në 4 vitet e fundit kemi pas tri herë ngritje të cmimit të energjisë elektrike. Hera e parë 100%, hera e dytë në vitin 2023 15%, dhe tani kemi 16,1%, është vërtetë një ngritje që do të ketë efekte negative qoftë ne askpektin social dhe atë ekonomik. Kur kemi të bëjmë me aspektin social, do të jetë një goditje për qytetarët e Kosovës sepse cdo ditë e më tepër po shtrejtohet shporta e produkteve esenciale ku krejt kësaj i shtohet edhe ngritja e cmimit të energjisë elektrike. Vërtetë do të jetë mjaftë sfiduese në aspektin ekonomik në sektorin privat, në vecanti ai prodhues do të jetë para vështirësive të shumta, kemi një konkurencë agresive jo vetëm nga rajoni por edhe nga europa“, tha ai.

Tutje ai shton se do të ketë një efekt negativ zingjiror sepse shumë produkte esenciale do të shtrejntohen.

Ndër të tjera ai thekson se qytetarët duhet të jetë të pakënaqur se pse Kosova nuk ka investu në kapasitetet prodhuese të energjisë elektrike.

“Duke e analizuar aspektin social dhe ekonomik vërtetë do të ketë efekt negativ zingjiror sepse shumë produkte esenciale do të shtrejntohen, ku tashmë kemi vetëm paralajmërim për ngritjen e cmimit të bukës. Qytetarët nuk duhet të jenë të pakënaqur se psse sot kemi ngirtje të cmimit por duhet të jenë të pakënaqur se pse Kosova nuk ka investu në kapacitetet prodhuese të energjise elektrike. Në vend se Kosova sot të jetë shtet eksprotues i rrymes ne sot jemi të varur nga importi, dhe kur je i nvarur nga importi nuk duhet të na habitë fakti se ndoshta në janar të vitit 2026 do të kemi nevojë për ngritje të cmimit të energjisë elektrike sepse këto rregulla i dikton tregu dhe jo vullneti kosovar, dhe vim para një akti të kryer ose reduktime ose blerje të energjisë elektrike”, thotë ai.

Gërxhaliu ndër të tjera shton se në aspektin ekonomik efektet do të jenë të paevitueshme, ku shton se kjo rritje do të ndikoj edhe në rënine ekesproteve.

“Është e vërtetë që në aspektin ekonomik efektet do të jenë të pavetueshme ato do ta përcjellin sektorin privat i cili është në tkurrje, në vitin 2023 dhe 2024 Kosova ka rritje të improteve por rënie të eksporteve, dhe kjo ngritje e cmimit të energjisë elektrike do të ndikojë edhe më teper në rënien e eksproteve sepse ngriten cmimet. Sa më teper që tkurren eksportet kemi edhe tkurrje të vendeve të reja të punës sepse sektori privat do të jetë para sfidave të ndryshme. Prandaj do të ketë efekte që do duhet të mendohet mirë si do duhet të mbështetet sektori privat, si do avancaohet partneriteti me sektorin privat dhe jo për fat të keq të përseritet ajo që po ndodh viteve të fundit, ku sektori privat dhe komuniteti i biznesit shumë më teper shikohen për ti dënuar dhe gjobitur sesa për ti mbështetur dhe motivuar”, potencoi ai.

Ndër të tjera ai thekson se beteja për energji elektrike është humbë që nga pas lufta në Kosovë, kur janë pezullu projekte shumë të mëdha të energjisë
elektrike, ku sipas tij kjo është fitore e madhe e mafisë ballkanike dhe e shoqërisë civile që me çdo kusht e janë blloku prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë.

“Beteja për energji elektrike është humbë që nga pas lufta në Kosovë kur janë pezullu dhe stopu projekte të mëdha të energjisë elektrike. Është fitore e madhe e mafisë ballkanike dhe e shoqërisë civile në vecanti e patriotëve ambiental që me cdo kusht e kanë blloku prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë. Sot ata i sheh në greva dhe sulmojnë qeverinë mirëpo ata kanë qenë ndër radikalët më të mdhenjë për ti stopuar kto kapacitete të reja, besoj që rrethanat aktuale janë sfiduese. Një pezullim i vendimit për një periudhë të caktuar kohore ndoshta kish me qenë zgjidhje por prap fati i furnizimit me enrgjinë elektrike është në ligjin e ofertës dhe kërkeses në tregun rajonal pasi ne kemi dështu të jemi prodhues“, përfundoi ai për GazetaBlic.