• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gazetari shqiptar nga Lugina: As Kurti e as Vuçiq nuk do ta respektojnë marrëveshjen e Ohrit, këto skenare po përgatisin

04/01/2023 21:45
nga:N M

Jeton Ismaili, është gazetar në Luginën e Preshevës që tash e sa vjet përcjell sektorin e e politikës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë zor se kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti, por edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, do ta çojnë deri në fund marrëveshjen e dakorduar në Ohër.

Për këtë ka dhënë disa arsye të forta.

Sipas tij, në Serbi pritet që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Po zakonisht të gjitha marrëveshjet që janë arritur në Ballkan, pa marrë parsysh a kanë qenë ato rreth luftës në Bosnje, Kroaci, secila nga palët i ka paraqiur para opinionit të vet si fitore, ndoshta edhe kur nuk i ka konvenuar asaj pale, ngjashëm po ndodh edhe këtu. Për dallim nga marrëveshjet e tjera këtu nuk kemi një firmosje apo një nënshkrimin, edhe pse disa nga përfaqësuesit ndërkombëtar po trumbetojnë se vet dakordimi i asaj është pranim nga të dyja palët”, thotë ai për “Blic Interview”.

Megjithatë, shton ai, në bazë të raportimeve, por edhe më tej pas takimeve të Ohrit, që sipas tij, ka rëndësi është taktizimi që po bën presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, jo vetëm për të mos të nënshkruar marrëveshjen, por edhe për të blerë kohë për mos të implementuar atë.

“Dhe tani ka një radhitje, edhe amabsadori i SHBA në Serbi, Christofer Hill, por edhe pala serbe, thonë se fillimisht se duhet të themelohet Asoaciacioni dhe pastaj të zbatohen pikat tjera të marrëveshjes. Dhe kjo në njëfar mënyrë lë hapësirë për blerjen e kohës nga presidentj Vuçiq, ngase unë mendoj se do të shkoj shumë kohë në draftet që do të paraqeiten, sepse sipas të gjtiha gjasave, palët do të negocionjë edhe draftet e Asoaciacionit. Nuk do të ketë një draft ‘merre ose lerë’ dhe këtu do të kaloj shumë kohë dhe këtu mund të presim zhvillime politike, sidomos në Serbi, ngase opinion publik në Kosovë e di, se presidenti aktual i Serbisë ka filluar me të ashtuquajturën Lëvizja Popullore dhe ai tani ka mitingje në gjitha qarqet e Serbisë dhe nga analistët e pavarur të Serbisë, ata pak që janë, thuhet se kjo është njëfar mënyrë përgatitje për zgjedhje të parakohshme që do të mbahen në Serbi. E, ato do të mbahen me gjasë kur Vuçiqi do të jetë në zor të madh për çështjen e Kosovës dhe do të shkohet në zgjedhje të reja, kështu që është mëse evidenet se pala serbe në krye me presidentin është duke blerë kohë, dhe jo vetëm me zhvillimet që kanë ndodhur me Kosovën, por edhe rreth zhvillimeve të luftës në Ukrainë , dhe si do të rrejdh cikli i zgjedhjeve të ardhshme në SHBA, krejt këto mua më çojë në një përfundim se nga bisedimet e Ohrit nuk ka shumë që për të dëshiruar dhe jam shumë ekspetik se do të zbatohet diçka nga ajo që është folur në atë takim 12 orësh në Ohër”, thotë ky gazetar, raporton Gazeta Blic.

05/03/2024 22:07

Paralajmërimet për luftë, Haziri i thotë Kurtit: Tash e 20 vjet po mbjellni frikë tek njerëzit, ndrysho mendësinë