• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gazetari kosovar: Nëse kapet BQK-ja, do të quhet Banka Qendrore e VV-së

04/24/2023 17:19
nga:N M

Lavdim Hamidi, është gazetar shumë vjeçar i sektorit të ekonomisë, shkruan Gazeta Blic.

Ai për emisionin “Expose” thotë se ka qenë pikërisht Lëvizja Vetëvendosje që sa ka qenë në opozitë kishte organizuar edhe protesta në rastet kur kishte emërime politike në ndërmarrjet publike.

E ka përmendur këtu veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje në kohën kur Bedri Hamza, ishte emëruar guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

Sipas tij, me kapjen e kësaj pozite, Banka Qendrore do të quhet Banka Qendrore e VV-së.

“Lëvizja Vetëvendosje sa ka qenë në opozitë ka qenë kundështarja më e madhe e pozitës së atëhershme kundër kapjes së institucioneve dhe madje ka proklamuar se kur të vjen në pushtet nuk do t’i dërgojë militantët e saj, por ekspertët e ekonomisë. Për dy vite e gjysëm në pushtet të Qeverisë Kurti ndodhi e kundërta, për herë të parë ndodhi kapja klasike e institucioneve kryesore të ekonomisë”, vlerëson Hamidi.

Tashmë, sipas tij, Banka Qendrore e Kosovës ka mbetur pa guvernator dhe kjo shtoin ai, ka mbetur qëllimisht, sepse kryetari i Bordit të BQK-së , Bashkim Nurboja i cili ka qenë edhe anëtar i LVV-së e ka pritur momentin me i skadu mandati guvernatorit, Fehmi Mehmeti, dhe me ardhë vetë si ushtrues detyre i Guvernatorit.

“Ndodhi një kapje klasike e institucionit kryesor të ekonomisë në vend”, po e vlerëson Hamidi këtë që po ndodh në BQK.

“Ai ka patur edhe një mundësi tjetër, ka mundur që UD. të zv/Guvernatorit ta emërojë UD. të Guvernatorit dhe vetë të mbetet kryetar i Bordit të Bankës Qëndrore. Ndodhi e kundërta , e shkarkoi UD. e detyrës së zv.Guvernatores dhe vetë erdhi ud. i Guvernatorit. Qëllimi nuk është vetëm me marr pozitën por tani me kontrollu zgjedhjen e Guvernatorit të ri i cili ka kompetenca shumë të mëdha në sektorin financiar të Kosovës. Ai do të jetë edhe kryesues i Panelit intervistues dhe në këtë mënyrë do të mundohet t’i selektojë njerzit më të përshtatshëm, mundësisht militantët e LVV-së për garën për Guvernator”, thotë Hamidi për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Sipas tij, kur Vetëvendosje ka qenë në opozitë kishte bërë edhe protesta, në kohën kur ish-ministri Bedri Hamza ishte zgjedhur Guvernator, madje e quanin edhe bankë të PDK-së.

“Tashmë BQK-ja është shëndërruar në bankë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe tendencë është me e kap këtë institucion”, vlerëson Hamidi.

Ndërsa, sa i përket Bordit të Trustit, ai thotë se nga marsi i vitit të kaluar ish-guvernatori Fehmi Mehmeti, janë disa email-a që ai i ka dërguar Hekuran Muratit, Auditores së Përgjithshme për me i zgjedh anëtarët e Bordit, në mënyrë që Trusti mos me mbetet pa Bord.

“Ministri Hekuran Murati i ka injoru të gjitha email-a që i kanë shku prej guvernatorit. Kanë qenë mbi 40 kandidatë shumë të përgatitur dhe nuk e ka zgjedh asnjërin. Trusti ka mbetur pa bord në kohën kur vlera e aksioneve të Trustit është në rënie dhe nuk ka kush në bord të Trustit të vendosë mënyrën e orientimit të investimeve. Po synojnë që ta kenë nën kontroll edhe bordin e Trustit, prej fillimit ka nis procesi, njerzit e vet do t’i dërgojnë në bord të Trustit dhe këta njerëz që do të ejnë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje do të vendosin për mbi 2 milardë euro investime që janë mjete të grumbulluara në Trust”, thotë ai.

Sipas gazetarit Hamidi. qëllimi është më shumë financiar se sa me udhëheq me institucionet e ma të rëndësishme të vendit.

“Mesazhi është më i keqi i mundshëm pasi partia në pushtet do të kontrollojë bankat, kompanitë e sigurimeve dhe gjithçka që lidhet me institucionet mikro-financiare dhe në anë tjetër këta që e kundërshtonin ndarjen e 20% të Trustit, tashmë do të vendosin për këto mjete. I kemi diku 150 milion humbje të Trustit për 15 muaj dhe këyo mjete kanë mundur me i shpërnda 10% tek qytetarët. Këta nuk deshëm me ua nda paratë qytetarëve dhe vendosën më mirë që t’i humbin në berzhat nderkombëtare”, tha ai. / Gazeta Blic