• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gazetari kosovar: Nënën e takova për herë të fundit në vitin 1992

05/07/2023 21:38
nga:N M

Milaim Zeka, në rrëfimin e tij ka treguar se nënën kishte takuar për herë të fundit në vitin 1992, shkruan Gazeta Blic. 

Ai thotë se herën e fundit nëna e tij kishte udhëtuar drejt Norvegjisë me një pasaportë falso për shkak se policia atë kohë ia kishte marrë pasaportën nënës së tij.

Ai ka treguar edhe momentin kur e ka kuptuar se nëna e tij ishte djegur nga forcat serbe, meqë Zeka gjatë kohës së luftës ishte reporter dhe po raportonte nga zona të ndryshme.

Sipas tij, nga Kosharja ka lëvizur drejt Tiranës e ku nga aty presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, Rexhep Mejdani i kishte siguruar një helikopter për t`ia mundësuar dërgimin deri në Dibër, e më pas nga ty kishte ardhur në lagjen Arbëria në Prishtinë, ku fillimisht kishte takuar babain dhe motrën e tij.

Zeka, aty e kupton përfundimisht se nëna i ishte vrarë, por jo edhe për mënyrën se si.

Këtë për një kohë ia kishte mbajtur sekret babai i tij.

“Për herë të fundit e nënën e kam takuar në vitin 1992 dhe më nuk e kam takuar kurrë në jetën time. Prej vitit 1992 deri sa nëna u vra e kam takuar vetëm dy herë , ka ardh te unë herën e parë dhe kur u kthye e kanë arrestuar policia, ia kanë marrë pasaportën dhe herën e dytë kur ka ardhur ka ardhur me pasaportë falso të një miku tim nga Drenasi, i cili jeton në Norvegji me pasaportën e nënës së Enver Seferit. Ka ardhur me pasaportë falso dhe pastaj është kthyer pa kurrfarë pasaporte, d.m.th imagjino lufta dhe malli i saj për të më takuar me pasaportë falso, ka ardhur dhe e ka rrezikuar jetën e saj…”.

”Gjatë luftës, po në Kosovë isha … unë e kam kuptuar humbjen e nënën, më duket ka qenë dikun data 16 qershor, jam kthyer prej Koshares në Tiranë dhe presidenti Mejdani, që ka qenë fenomenal, na ka siguruar një helikopter. Me datën 14 edhe me helikopter kemi ardhur bashkë me Jakup Krasniqin, Hydajet Hysenin, Bajram Kosumin deri në Dibër të Shqipërisë, jemi futur nëpër Maqedoni, me datën 14 kam qenë në Prishtinë, ka pasur paramilitar rrugës dhe babën dhe motrën i kam gjetur në Vranjevcë, unë veç kisha dëgjuar pak për punën e nënës, pastaj më tregoi baba, por vonë e ka treguar atë ndodhin e vërtet se si ka ndodhur. Mbase dukem paksa kriminel në profesionin tim, por unë i kam lëshuar kamerën e fshehtë babës dhe para kamerës së fshehtë e ka treguar rrëfimin origjinal se si ka qenë”, tregon ai.