• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gazetari kosovar: Në QKUK nuk ka as palloma, pacientët në Onkologji po rrezikojnë jetën e tyre në mungesë të terapisë

03/19/2023 21:05
nga:N M

Se gjendja me furnizim me barna dhe material shpenzues është e tmerrshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e thotë edhe gazetari Bujar Vitija, i cili përcjell çdo ditë sektorin e shëndetësisë, raporton Gazeta Blic.

Madje sipas tij,  në QKUK mungojnë edhe gjërat më elementare ose më bazike që duhet për trajtimin e një pacienti që këto bëjnë pjesë edhe në listën esenciale,  ku pacientët që trajtohen në spitale publike, nuk kanë nevojë të paguajnë për to.

Por në mungesë të tyre, Vitija thotë se pacientët ose familjarët e tyre duhet të blejnë edhe ilaçet edhe materialin shpenzues që janë elementare.

Vitija rrëfen se në QKUK mungojnë tash e një vit edhe penjtë kirurgjik që pacientit po detyrohen t’i blejnë vet ata.

Ka treguar një rast se çfarë ndodh nëse një pacient shkon në QKUK për të bërë një ultra zë.

Ai për këtë mungesë të barnave nga lista esenciale direkt ka akuzuar menaxhementin e Qendrës Klinike Universitare.

Të papërgjegjshëm për këtë rast, i ka quajtur ky gazetar kosovar menaxhementin dhe të tjerët në QKUK.

“Po, ka shumë mungesa të materialit shpenzues por edhe barnave, material edhe ato bazike që janë sikurse penjtë kirurgjikë që janë në listën esenciale të materialeve shpenzuese, mirëpo nuk plotësohen nga SHSKUK-ja. Kjo ka ndodhur për më shumë se një vit mungesa e penjve, pra ka mungesë jo vetëm në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme dhe në disa rate ka pasur edhe problem, jo vetëm të furnizimit, por edhe të përshkrimit te pacientët për t`i blerë ato. Kirurgët në kirurgjinë abdominale refuzonin t`ia përshkruanin pacientëve, sepse mund të konsiderohet si konflikt interesi se përshkruajnë material të listës esenciale dhe thjesht nuk donin që ta vënin vetën në aso pozite ku mund të ishte konflikt, prandaj pacientët, jo vetëm që përballen me mungesë, por edhe më gjera të tilla siç është hezitimi i mjekëve për t`ua përshkruar këto materiale, dhe po ashtu që mungesa e barnave është shumë shqetësuese. Vetëm në muajt e fundit në klinikën e Onkologjisë në QKUK ka pasur mungesë të theksuar të barnave të shtrenjta që nevojiten për trajtimin e kancerit dhe pacientët që nuk kishin mundësi për t`i blerë në sektorin private detyroheshin që t`i shtynin terapitë duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre. Fatkeqësisht situatë e njëjtë është duke vazhduar, ndoshta ka plotësim të disa barnave, por ka mungesë të disa të tjerave. Paramendoni nëse shkoni në QKUK dhe nevojitet që të bëni një ultrazë, një eho, dhe mjeku kur ua vendos atë gelin që duhet për eho, ju duhet të keni faculeta me vete ose çfarëdo qoftë për t`u pastruar, sepse në QKUK nuk ka palloma, nuk ka faculeta, pra deri këtu arrin mungesat bazike në QKUK”, vlerëson Vitija.