• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gazetari italian, Antonio Petrazzuolo: Rrahmani është shumë i rëndësishëm për Napolin, shpresojë ta fitojë Championsin me këtë ekip

05/21/2023 21:37
nga:Lorik J

Skuadra e Napolit ka fituar titullin kampion në Itali pas 33 vitesh dhe pjesë e këtij sukesi madhor ishte edhe futbollisti kosovar, Amir Rrahmani, i cili tashmë po gëzon respekt të jashtëzakonshëm në qytetin napolitan.

Gazetari i mediumit të madh italian, “Napoli Magazine“, Antonio Petrazzuolo e çmon shumë futbollistin kosovar dhe thotë se Rrahmani është shumë i rëndësishëm për ekipin e Spallettit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Napoli fitoi “Scudetton” e parë pas 33 vjetësh, pra që nga koha e Diego Armando Maradonas. Ishte një sezoni madh i trajnerit Luciano Spallettit dhe ekipit. Amir Rrahmani është një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij ekipi dhe mendoj se është mbrojtës shumë, shumë i fortë dhe shumë i rëndësishëm për këtë ekip, pra për të tashmën dhe të ardhmen e Napolit”, tha fillimisht Petrazzuolo për “Expose”, prodhim i ‘GazetaBlic’.

Petrazzuolo shpreson se Rrahmani do ta ripërsërisë këtë sukses në të ardhmen dhe ta shtojë atë me fitimin e Ligës së Kampionëve.

“Mendoj se Amir Rrahmani mund të vazhdojë lehtësisht karrierën me Napolin dhe ne mund të fitojmë një tjetër titull në Itali dhe shpresojë që edhe Ligën e Kampionëve. Do të ishte diçka fantastike. Ka shumë lojtarë të fortë në këtë ekip dhe Amir Rrahmani bashkë me Kim janë komponuar mirë dhe krijojnë mbrojtje shumë të fortë. Shpresojë që ai vazhdon në këtë mënyrë dhe Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës është napolitan”, tha Petrazzuolo për “Expose”.

/GazetaBlic Sport