• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gazetari i ekonomisë: Në KEK ka keqmenaxhim e korrupsion

04/30/2023 21:38
nga:N M

Një gazetar që tash e sa vite përcjell sektorin e energjetikës, Shkelzen Dakaj , duke komentuar rastin e arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se para se të flitet për veprat penale që dyshohet, dëmi më i madh që i është bërë KEK-ut, është keqmenaxhimi nga menaxhmentn dhe Bordi i Drejtorëve, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, si pasojë e kësaj Kosova po humb miliona euro duke importuar energji elektrike.

“Në fakt e kisha kisha nisur nga fillimi para se të vijë te arrestimi – prej kur kanë filluar ndryshimet e mëdhaja që këta i proklamuan, qeverisja e re. Aty kemi parë që ka pasur keqmenaxhim prej se u shkarkuan drejtorët dhe u emërua Bordi. Fakti që mund të them është se Bordi kur është emëruar asnjëri nuk ka qenë profesionist i fushës, prej se këta kanë ardhur në menaxhim të KEK, kemi një mbyllje totale dhe jo transparencë ndaj publikut dhe mediave, duke përfshirë edhe neve gazetarëve të ekonomisë, nuk kemi pasur qasjen e duhur me temat që kemi dashur t`i trajtojmë. Edhe emërimi i menaxhmentit, edhe emërimi i Bordit, edhe konkursi i famshëm që ishte rreth 120 të punësuar dolën që janë në lidhje familjare të partisë në pushtet”, thotë Dakaj për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Këta sipas Dakës janë treguesit e dyshimeve për ne, gazetarët se aty po ndodh keqmenaxhim.

“Edhe dyshimet për keqpërdorime nuk ka qenë e lehtë të hetohen këto tema deri sa kanë qenë shumë të mbyllur. Fakt tjetër ka qenë se nuk ka pasur shumë sinjlizuaes që të nxjerrin fakte, mirëpo në tavolinë na kanë thënë se po ndodhin keqpërdorime të mëdha. Ka ndodh një përplasje mes dy grupeve në KEK dhe ka rezoltuar se ato keqpërdorime që ata na i kanë thënë nëpër tavolina, i kanë deponuar në Prokurori dhe është diçka e mirë se pasi ndodhi arrestimi i kryeshefit të KEK, nisën të dalin informata dhe u publikuan. Ne kemi parë dyshime edhe te tenderët qysh janë dhënë miliona nga tender me procuedeurë një burimorë. Tendera një burimor kanë ndodh në KEK sa mund të ndodhin tender pë 10 vjet në institucione tjera. Dhe për këto shërbime ose punime ka kompani në Kosovë që i kryjnë ato por i janë dhënë kompanive të huaja me procedurë të negocimit”, thotë Dakaj.

Ky gazetar ka përmendur rend me rend tenderët për të cilët po dyshohet se janë kurdisur nga drejtori i KEK dhe kompani të huaja.

Ai thotë se për rastin Nagip Krasniqi, ka pasur edhe keqmenaxhim e edhe korrupsion.

“Keqmaneaxhim ka qenë, se kjo nuk po ceket shumë në këtë debatin e madh pas arrestimit të Ngaip Krasniqit, sepse, keqmenaxhimi në ndërmarrjen KEK nganjëherë peshon demë ose milliona shumë të mëdha sesa tenderët. Të dyjat janë vepra krinimale, mirëpo keqmeanxhimi duhet të kuptophet se një keqmenaxhim në termocentrale e ka peshën më të mëdhe në buxhetin e KEK-ut , të qeverisë dhe qytetarëve”, vlereson ai.

Më 2020, sipas tij, ne e kemi parë se nuk është deponuar asnjë sasi e energjsië elektrike në KESh në Shqipëti dhe ky ka qenë balanci i KEK dhe KESH që gjatë verës ne e furnizojmë me energji, ndërsa dimrit e marrim dhe nuk paguajmë koston më të madhe.

Dhe ai pyet çka ka ndodh?

“Për t`u thirr në rezultate ose që kanë inkasuar para më shumë, këta nuk e kanë vazhduar këtë traditën e mirë që ka qenë e mirë pë të dy palët dhe kemi ardh në situatën ku ne u desh të paguajmë 10 fishë ose 20 fishë më shumë në atë periudhë. Ëdhtë shitë energji që ka qenë tepricë, ka kushtuar me vlera minimale 28 ose 30 euro, ndërsa jemi detyruar të blejmë deri në 500 ose 700 euro megatavitn dhe ky është keqmenaxhim dhe nuk përfundon me kaq. E kemi keqmenaxhimin me termocentrale, si tendencë për të shitë sa më shumë energji, këta nuk i kanë ndal me kohë prej prodhimit termocentralet, për ata që nuk e dinë, termocentralet punojnë me orë pune, sikur automjetet, duhet të ndalen dhe të shkojnë në riparim /remont dhe nuk i kanë ndalë dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe ne shumicën e termocentrale në Kosovën A dhe B i ki me pasoja shumë të më mëdha, sesa që ka kushtuar remonti i tyre dhe kanë shkaktuar dëme milionëshe për shkak se nuk është vepruar me kohë”, vlerëson ai.

”Nagip Krasniqi është duke u hetuar nga prokuroria special edhe për keqmenaxhimin, jo vetëm për tendër. Te tenderët po del fakteqësisht e vërteta, kur ne kemi ngrit zërin për keqpërdorime e dyshimet në KEK, duke përfshirë edhe disa aketër të qeverisë me kompani greke që ka qenë e çuditshme atëherë, vizitat e tyre të shumta atje, që kryeshfi ka udhëtuar në një vizitë në Greqi bashkë me ambasadorin, doli afera e madhe e Martin Berishajt dhe ato informata që i kemi pasur po rezultojnë të vërteta dhe tash kemi qarkullim të milionave që janë keqpërdor dhe fakt është se pse janë lidhur me këto kompani greke, po e thëmë këtë sespe janë tenderët publikë, shtoja këtu edhe pjesën dërmuese, ku unë këto ditë pubilova 3-4 tender, ku një tendër i jepet një kompania greke me procedura të negociuara për mbikqyrjen e punimeve të remontit të Kosovës B, kur KEK i ka mbi dhjëtara inzhinier e ekspert që i kanë nga 40 vjet përvojë punë në KEK. Tenderi tjetër , 1.7 milionë i negociuar dhe edhe ky i është dhënë një kompanie greke”, tha Dakaj. / Gazeta Blic