• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

GAP: Kryetari i Prishtinës realizoi vetëm 8 nga 216 premtimet e bëra

03/12/2023 21:16
nga:N M

Bekim Salihu nga Instituti GAP, që bëjnë monitorimin e punëve të kryetarëve të komunave të Kosovës që nga vitit 2007, vlerëson se Përparim Rama ka qenë një nga kandidatët me më së shumti premtime elektorale, prej 216 sosh, shkruan Gazeta Blic.

Salihu thotë për Expose, se në matjet dhe monitorimin që kanë bërë vitin e kaluar, Përparim Rama kryetari i komunë së Prishtinës i ka realizuar vetë 8 premtime, 12 premtime i ka gjysmë të përmbushura, 19 premtime i ka të filluara, ndërsa pjesën tjetër as të filluara.

Por në këto premtim të realizuara, Salihu thotë se më shumë janë çështje administrative e procedural.

Dele e Zezë për Përparim Ramën, i ka quajtur kapjen e Ndërmarrjeve Publike, Bekim Salihu nga GAP.

Sipas tij, as kryetari aktual nuk po mund të dalloj shumë nga qeverisjet e kaluara sa i përket ndarjes së pushteteve dhe kapjen e ndërmarrjeve publike, nga militantë ose njerëz të LDK ose PDK-së që janë në bashkëqeverisje.

“Kryetari i Prishtinë bazuar në premtimet e tij ka premtuar që do të krijon një qendër që ai e ka quajtur arkitekti i qytetit dhe duket që hapat e parë janë bërë nga ana e Prishtinës, pra do të krijoj një model të arkitektit të Prishtinës, ku nëpërmjet një grumbulli ekspertësh të fushave të ndryshme do të trajtohen lagje ose zona të ndryshme , hapat e parë në këtë drejtim janë bërë. Natyrisht kaosi urbanistik ekziston nuk është i krijuar sot, është i krijuar me dekada dhe si rrjedhojë duhet punë serioze dhe e vazhdueshme për t`u trajtuar dhe jo për të zgjidhur ndoshta në tërësi, është problem multisektorial por disa investime dhe lëvizje janë bërë. Çështja e shenjëzimit horizontal dhe vertikal, Prishtinës kjo i ka munguar për 8 vjet. Ka qenë një ndërmarrje e vogël por t`u bërë dhe nuk është bërë, por tash Rama e ka bërë dhe është një karakteristikë që ofron dhe estetik edhe siguri. Në këtë drejtim edhe me ndërmarrjen Prishtina Parking edhe me sheshin Xhorxh Bush edhe me disa intervenime të tjera anësore, ky problem po adresohet, a do të zgjidhet, unë nuk e pres sepse është problem i gjerë dhe i thellë”, thotë ai.