Sociologu, Xhelal Hajrullahu, në një intervistë dhënë për dokumentarin “Expose” ka folur për fenomenin e dhunës në familje duek rënditur shkaktarët kryesorë që e sjellin.
Hajrullahu tha se në Kosovë struktura tradicionale familjare historikisht ka qenë patriarkale ku rol dominues dhe udhëheqës në familje ka patur burri dhe si rezultat i saj është mundësu që ushtrimi i dhunës të burrit ndaj gruas dhe ndaj fëmijëve të heshtet.
Ai tha se viktimat e dhunës në familje shpeshherë ndihen të turpëruara apo kërcënuara për me i raportu rastet tek organet kompetente.
“Si problem i një rëndësie për të gjitha shoqëritë e botës por edhe për shoqërinë tonë në përgjithësi janë rastet e dhunës në familje. Dhuna në familje është ana më e errët e komunitetit në vendin në të cilin po jetojmë dhe mosmarrveshjet në familje. Eshtë problem shumë serioz, shoqëror që manifestohet me pasoja të thella sociologjike për individin, për familjen dhe shoqërinë në tërësi. Në Kosovë struktura tradicionale familjare historikisht ka qenë patriarkale ku rol dominues dhe udhëheqës në familje ka patur burri dhe si rezultat i saj sot është mundësu që ushtrimi i dhunës të burrit ndaj gruas dhe ndaj fëmijëve të heshtet. Shpeshherë këto rastet e dhunës në familje me u konsideru si punë apo çështje private dhe mos me u publiku tek organet e rendit. Viktimat e dhunës në familje shpeshherë ndihen të turpëruara apo kërcënuara për me i raportu rastet tek organet gjegjëse kompetente siç është Policia dhe gjykatat”
“Mundemi me i përmend disa nga shkaqet e dhunës në familje, shkaqe këto që lidhen drejtpërdrejt me jetën e individit, familjes dhe shoqërisë. Këto norma tradicionale shpeshherë tek ne kanë mundësu që burri sot me pas një rol abuziv në kuptimin e kontrollit dhe autoritetit ndaj gruas. Papunësia e lartë, varfëria, nënshtrimi i gruas ndaj burrit duke u bazuar duke u bazuar në çështje ekonomike dhe shumë faktorë të tjerë të cilët janë determinues dhe përcaktues që sot të kemi dhunë në familje” deklaroi Hajrullahu për “Gazeta Blic”.
Sociologu Hajrullahu tha se vetëm gjatë vitit 2025 janë raportu 2815 raste të dhunë në familje.
“Me arsimimin, me urbanizimin me ndikimin e rrjeteve të organizatave të ndryshme jo-qeveritare është mundësu pak më shumë që këto rastet e dhunës të raportohen apo të denoncohen. Sipas Ministrisë së Drejtësisë vetëm gjatë vitit 2025 diku janë raportu 2815 raste të dhunë në familje ku shumica dërmuese e tyre janë dhunë e burrit të ushtruar ndaj gruas”
Ai tha se parandalimi i dhunës në familje është nevojë imediate ku të gjithë akterët duhet me qenë të përfshirë.
“Parandalimi i dhunës në familje është nevojë imediate, këtu të gjithë akterët duhet me qenë të përfshirë. Janë ata bartësit apo transmetuesit që mund të kenë një rol determinues në këtë drejtim siç është familja, shkolla, komuniteti, institucionet. Normalisht në shkollë më shumë duhet me mësu për edukim dhe barazi gjinore, kjo është tepër e rëndësishme. Në familje duhet më shumë komunikimi ndërmjet anëtarëve dhe të përdoret logjika e arsyes dhe jo e forcës në zgjidhjen e problemeve. Edukimi, barazia gjinore, komuniteti dhe institucionet përkatëse shpeshherë janë akterët kryesorë që mundësojnë parandalimin e dhunës në familje”
“Në gjimnazhin Ahmet Gashi mësohet mësimi zgjedhor ‘Parandalimi i dukurive negative’, mendoj se kjo lëndë shpeshherë mundëson që t’iu mësohet fëmijëve se si mos të përdoret droga, alkoli dhe dukuritë e tjera negative që janë prezente në shoqërinë tonë. Bëj apel që edhe shkolla të tjera në kuader të mësimit zgjedhot, t’a kenë këtë lëndë” deklaroi Hajrullau në intervistën e dhënë për dokumentarin “Expose”.
/Gazeta Blic/


