Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka pretenduar se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur një marrëveshje të heshtur politike lidhur me çështjen e presidentes.
Berisha ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e ka vënë PDK-në në pozitë të vështirë, duke e detyruar, sipas tij, ta përkrahë kandidaten për presidente të propozuar nga kreu i Qeverisë.
“Kurti e pështeti për muri PDK-në, ku këta të fundit u detyruan ta përkrahin kandidaten për presidente që e propozoi kryeministri. VV-ja dhe PDK-ja bënë koalicion të heshtur. Unë nuk besoj në veprime spontane e të momentit”, tha Berisha në Blic Interview me Astrit Gashin.


