Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka qenë i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.
Ai foli për mbështetjen e madhe që mori në zgjedhjet e 9 shkurtit duke u renditur si njëri nga pesë njerëzit më të votuar në Kosovë.
“Nuk kam patur një objektiv se ku dëshiroj të jem me vota. Angazhimin e kam patur në punë në baza ditore maksimalisht por duke patur për bazë që jam njeri që kontaktoj me shumë qytetarë në baza ditore, edhe të strukturave të ndryshme po edhe të targetit apo fokus-grupit që unë i kam shërby, fermerëve, unë e kam has në baza ditore përkrahjen e madhe të qytetarëve të Kosovës. Kam prit përkrahje por nuk kam patur një fokus as objektiv se ku duhet të jem i ranguar në nivel të votës. Por mua nuk është shumë befasuese sepse unë besoj që votuesi dhe qytetari i Kosovës është i emancipuar dhe inteligjent edhedin me vlerësu drejt angazhimin që e kam pas” tha ministri Peci në Blic Interview.
Ai u pyet nga gazetari Gashi, nëse në rezultatin e tij ka ndikuar fakti që është në krye të Ministrisë së Bujqësisë…. Peci pati këtë përgjigje.
“Ka mujt me ndiku për shkak se janë 30 mijë fermerë që në baza vjetore marrin përkrahje prej Ministrisë së Bujqësisë. Të gjithë ata e dinë që unë ua kam larguar ‘lakun e korrupsionit prej fytit’ që e kanë pas. Kjo pa dyshim që ka patur një efekt dhe ka patur efekt edhe në tentativën e disa mediave për me mi dhënë disa epitete të një personi që ka ushtru ndikim tek mënyra e dhënies së përkrahjes. Ky 30 mijë qytetarëshi në nivel të Kosovës ka diskutu edhe në baza ditore edhe javore edhe mujore edhe vjetore me familjarët dhe të gjithë ata partnerët që bashkëpunojnë edhe operojnë…. kam tregu edhe fermerë që më kanë thënë jam në strukturat e PDK-së por ta ‘heq kapelen’ për mënyrën e drejtimit të Ministrisë së Bujqësisë. Unë kam jam bërë Ministër i Bujqësisë e kam patur objektivin e qartë…. e para është që unë në baza ditore udhërrëfyes e kam sakrificën e njerëzve që kanë vdek për Kosovën. Unë çdo mëngjes kur e veshi setrën edhe nisa në drejtim të Ministrisë mua setra më vjen tepër rëndë edhe ua kam thënë shpesh stafit kur kam fillu punën dhe nuk kam folur shumë për kete teme sepse është abuzu shumë. E kam fjalën për kategorinë e njerëzve që kanë vdek për Kosovën, për dëshmorët në radhë të parë, por edhe për martirët por edhe për fëmijët e Kosovës që kanë vdekur për këtë vend” tha ministri Peci në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.