• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Faton Peci: Jemi në fazën finale të arritjes së marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet lokale

07/09/2021 20:38
nga:Y I

Ministri i Bujqësisë dhe njëri nga bashkëthemeluesi i Listës”Guxo”, Faton Peci, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur më gjerësisht në lidhje me përqarjet dhe mosdakordimet që po ndodhin brenda kësaj Iniciative.

Peci tha se kanë patur një marrëveshje në parim me VV-në për zgjedhjet nacionale dhe që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë edhe në nivelin lokal

“Ne kur e kemi ba nismëm për themelimin e një Iniciative qytetare ne kemi patur një marrëveshje në parim me LVV-në për zgjedhjet nacionale dhe që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë edhe në nivelin lokal. Ka mendime të ndryshme brenda Listës “Guxo” se si duhet të vazhdojmë në zgjedhjet lokale”

Sa i përket zërave brenda kësaj Liste se nuk duhet të konkurojnë në një Listë me VV-në, Peci, tha se kjo nuk është vullnet i shumicës.

“Ato janë mendime dhe bindje personale, askush nuk mund te tentojë ta imponojë si vullnet të shumicës. Ne jemi në fazën finale të arritjes së marrëveshjes finale me Lëvizjen Vetëvendosje. Lista Guxo është një subjekt politik në zhvillim e siper, ka themelues dhe ideator dhe janë ata që kanë marrë përgjegjësinë dhe peshën kryesore. Unë nuk mendoj se e mban gjallë një subjekt politik, regjistrimi apo mosregjistrimi në KQZ. Para se me u zgjedh Vjosa Osmani ne kemi diskutu se kush do të jetë bartëse e postit dhe jemi dakoordu që të jetë, Donika Gërvalla. Mes idesh dhe ngarendjesh për të shkuar të vetëm në zgjedhje jemi një pjesë dërmuese që mendojmë se duhet të shkojmë edhe kësaj radhe me VV-në në zgjedhje. Ne po besojmë se është e rëndësishme që të dalim të suksesshëm në zgjedhjet lokale, dhe mendoj se në partneritet me VV-në do të kemi sukses” deklaroi ai.