• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Faton Peci: Për 3 muaj ka patur fushatë të orkestruar kundër meje, është ushtruar dhunë digjitale!

03/07/2025 21:24
nga:Y I

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka qenë i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Ai ka folur në lidhje me akuzat që ka patur për korrupsion dhe faktin që akuza të tilla nuk ndikuan në rezultatin e tij zgjedhor.

Peci tha se për 3 muaj ka patur një fushatë të orkestruar kundër tij, dhe se është ushtruar një dhunë e madhe digjitale.

Ai tha madje se ka patur edhe kërcënime me jetë.

“Akuazat dhe sulmet që i kanë brë individë të caktuar që dalin nëpër studio televizive mendoj se veç më kanë sjellë dobi. Kur unë kam dal edhe u kam shpjegu qytetarëve që nga 120 mijë fitues për katër vite janë 3-4 emra që janë lidhje familjare, në Kosovën e vogël imagjino 120 përfitues dhe vazhdon me hulumtu ti kush kë e ka dajë, teze, vëlla ose motër. Mandej kur e kam shpjegu që ministri nuk e ka asnjë përgjegjësi, asnjë kompetencë dhe asnjë çështje që e ndërlidh se kush është përfituesi i një subvencioni ose një grandi. Ministri nuk i sheh se kush është aplikuesi, kush vlerësohet edhe kush merr përgjigje pozitive apo negative. Qytetari e ka nuhat, e ka vërejt që kjo është fushatë e orkestruar ndaj një ministri, po keni të drejtë kur thoni se vitin e fundit zgjedhor ka qenë fokusi kryesor i propagandës, i linçimit, i bullizimit, shpifje nga më të ultat. Përveç pjesë së bullizimit, unë mendoj se për tre muaj ditë është ushtru dhunë digjitale kundër meje, ka patur edhe kërcënime me jetë dhe ka patur një fushatë të orkestruar”

Ai foli edhe në lidhje me akuzat e fundit që i erdhën nga disa të rinjë të LDK-së, ku akuzohej se ka dhënë grand kundrejt rryshfetit.

Ai tha se e gjitha kjo është e sajuar dhe se kur drejtësia të thotë fjalën e saj, dikush nga aty do të shkojë prapa grilave.

“Kreu i LDK-së ka orkestru përmes disa të rinjve edhe tentativën edhe përpjekjen, edhe i kanë ofru një fermeri …. Unë kam ba kallzime penale edhe në dosjen e kallëzimit penal, janë provat materiale, janë dëshmitë, janë sms-të edhe janë emrat e dëshmitarëve. Mjafton që Prokuroria edhe Gjykata të vepron edhe akterë shumë të rëndësishën në LDK ose disa individë të instrumentalizuar, për shkak se LDK-ja është koncept i gjerë ka gjithçka aty, ata përfundojnë prapa grilave. Ka kallzim penal, ka sms, ka dëshmitarë që janë të gatshëm me e dëshmu gjithë procesin edhe ofrimin që i kanë brë fermerit edhe i kanë thënë… “ti fol se çka po don, vetem dil e deklaro që marrja e grantit është mundësu përmes dhënies së rryshfetit”. Ky fermeri është familjar i njërit prej të rinjve që eshtë ne drejtim të strukturave të LDK-së. Kurdo që drejtësia thotë fjalën e vet, ai do të përfundojë prapa grilave” tha minsitri Peci në Blic Interview.