• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Fat në fatkeqësi”, Hasani kritikon qasjen e Kurtit në dialog: Mund të shpëtohet vetëm nga letra e Mogherinit

05/19/2023 21:00
nga:G C

Ish i burgosuri politik dhe njëherit edhe një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur rreth zhvillimeve të fundit në dialogun me Serbinë.

Hasani thotë se bisedimet kanë filluar qysh herët, teksa ka përmendur edhe marrëveshjen e Vjenës ku thotë se në njërën nga pikat e saj është siguria e komunitetit serb në Republikën e Kosovës.

Sipas Hasanit, nga kjo erdhi edhe pavarësia e kushtëzuar e Kosovës.

“Bisedimet me Serbinë kanë filluar herët, diku në vitin 2013 ka filluar një marrëveshje që është bërë, por edhe para këtij viti ka pas bisedime. Pavarësia e Kosovës është një pavërësi e kushtëzuar si rezultat i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ato janë paraparë shumë aspekte të mbrojtjes së sigurisë e pakicave, një nga pikat e marrëveshjes së Vjenës është edhe siguria për komunitetin serb në Kosovë. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje ka ardhë edhe pavarësia e kushtëzuar e cila është llogarit për tri vjet”, tha Hasani.

“Pas pavarësisë hapi që Serbia nuk mund të pajtohej dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 2010 e dha rezultatin e vet se Pavarësia është e drejtë dhe e ligjshme, ndërsa Serbia përsëri ka filluar procesin e propagandës kundër Kosovës dhe këtë e ka arritë përmes miqëve të tyre. Ka arritur të hyhet në ato bisedime dhe të krijohet një marrëveshje e 2013-tës për normalizim që e përfshinte Asociacionin”, thotë Hasani.

Marrëveshja e 2013-tës dhe ajo e 2015-tës u bllokuan dhe për një kohë të gjatë nuk u fol për to, pasi Gjykata Kushtetuese tha se kjo marrëveshje nuk përputhej me Kushtetutën e Kosovës.

“Ka qenë e drejtë apo s’ka qenë e drejtë, mund të themi që nuk ka qenë e drejtë, por kanë qenë presione të ndryshme të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe ato rezlutate erdhen nga presioni. Prandaj, edhe në 2015-tën Gjykata Kushtetuese asaj marrëveshje i tha se nuk përputhet me Kushtetutën ku edhe u bllokua apo izolua dhe nuk vazhdoi më tutje”, tha Hasani.

Hasani tutje përmendi edhe qasjen e Qeverisë Kurti në dialog, ku sipas tij është e padrejtë që të bëjë diqka që në opozitë e kundërshtonin fuqishëm.

Sipas Hasanit, për Qeverinë Kurti fat në fatkeqësi është letra e Mogherinit.

“Ajo çka është jo transparente dhe jo e drejtë tani në bisedimet me Serbinë është e opozitës, që tash është pozitë ku me deklaratat e ndryshme që thanë se nuk do të bisedojnë me Serbinë, ndryshuan mendje. Fat në fatkeqësi është letra e Mogherinit që e përcakton se nuk do të ketë një pushtet të tretë, por do të jenë dy pushtete. Kjo është një pozitë e favorshme e Qeverisë së Kosovës pranë presioneve ndërkombëtare”, tha Hasani në Blic Interview me Astrit Gashin.