• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Expose – “Dështimi kapital i Qeverisë Kurti”

11/20/2022 21:39
nga:Gazeta Blic

Çdo i punësuar në sektorin publik, do të merrte pagën me rritje në rast se do të miratohej në Kuvendin e Republikës së Kosovës ligji i pagave.

Por në një situatë e tillë hipotetike kur nuk dihet as vlera reale e rritjes së pagës për punonjësit e sektorit publik, ka fare pak shpresë se mund të ndodh ajo. Të pakten jo edhe në vitin e ardhshëm, bazuar në interpretimet e njohësve ekonomik mbi projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023.

Në mungesë të ligjit të pagave, përfaqësuesit sindikal në Kosovë do të përkrahnin një iniciativë të re për ngritjen e pagave në vlerë prej 30% e cila do të krijonte bazë për ta, për të kalkuluar pagën me ngritje.

Megjithatë, nuk mungojnë as paralajmërimet për rikthimin e grevave nga janari, të cilat kanë për shkas mungesën e ligjit të pagave, i cili supozohet të jetë edhe dështimi më i madh i Qeverisë së udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti.