• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Eroll Salihu tregon arsyet e largimit nga FFK: Kryetari nuk e ka vendin aty, një person nën aktakuzë nuk mund të udhëheqë me FFK

03/25/2023 22:18
nga:E K

Ish sekretari i FFK’së, Eroll Salihu në ‘BlicInterview’ ka komentuar arsyen e largimit të tij nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe prishjen e marrdhënieve mes tij dhe presidentit, Agim Ademi.

Salihu kishte akuza për presidentin e FFK’së, Agim Ademi për të cilin tha se nuk duhet të jetë në atë post pasi është person që është nën hetime, shkruan GazetaBlic.

“Pas 15 viteve si sekretar, kur vjen një person që nuk e ka vendin aty, ne e kemi mbrojtur gjithë e kemi respektuar dhe kjo na u ka hakmarrë. Situata filloi të përkeqësohej pas shkresave që i kam bërë tash dy vite në drejtim të Komitetit Ekzekutiv ku kam thënë se nuk jemi duke shkuar mirë sepse duhet me qeverisë më mirë, mos të ketë politika selektive. Pika kyçe ishte kur kuvendi zgjedhor pa nevojë është mbajtur 4 muaj para kohe. Kuvendi nuk mund të organizohet para se të kaloi mandati përveç se nëse vdes ose shkarkohesh apo jep dorëheqje. Aty e pashë që duhet të largohem nga ai rreth. Nuk mund të qëndroj një person që është nën aktakuzë për 10 vite”, tha Salihu për emisionin “Boic Interview”.

Askush nuk është mbi ligjin dhe sipas ligjit personi që është nën aktakuzë nuk mund të udhëheqë me Federatën. Prapë kryetari i FFK burgoset dhe ky është një imazh negativ që po përhapet në mbarë Evropën“, shtoi ai.

Fajin e ndjej se e kemi lejuar për t’u bërë kryetar, këtu e ndjej fajin. I kam pas të gjitha votat në atë kohë për t’u bërë kryetar pa asnjë pengesë, por në atë kohë ishte e vështirë që të gjindej një sekretar gjeneral që u bën ballë sfidave të FIFA dhe UEFA. Pra fajin e kemi që nuk kemi reaguar me kohë“, vazhdoi Salihu, raporton Gazeta Blic.

Në fund Eroll Salihu la të hapur mundësinë që në të ardhmen të garojë për kryetar të FFK’së.

Mundem me qenë kandidat nëse e shoh se ka ndryshuar mentaliteti“, përfundoi Salihu.

/GazetaBlic/