• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Enver Hoxhaj: Vjosa Osmani, pa peshë, në raport me vendimet të cilat duhet t’i merr qeveria!

04/05/2024 22:08
nga:Y I

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së njëherësh deputet i këtij subjekti politik, Enver Hoxhaj, ka qenë i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Ai është pyetur nëse sheh dallime ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani sa i përket raporteve me partnerët ndërkombëtarë dhe në tërësi me dialogun.

Hoxhaj tha se “Vjosa Osmani është pa peshë në raport me vendimet të cilat duhet t’i merr qeveria e Kosovës”.

“Zonja Osmani ka bërë përpjekje që ta lërë përshtypjen që është një akter dhe faktor i rëndësishëm i komunikimit ndërkombëtar të Kosovës, që ka peshë, që ka gravitet por secili e di që ne jetojmë në një vend ky mënyra se si e sheh Kosova, Amerikën, Evropën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, shqiptarët në rajon, botën varet prej asaj se si e sheh vetë Albin Kurti dmth zonja Osmani është pa peshë në raport me vendimet të cilat duhet t’i merr qeveria e Kosovës. Nuk ka patur asnjëherë në histori të Kosovës ndonjë presidente e cila më pak është konsultuar nga ana e qeverisë”

Ai tha se këto dy vitet e fundit nuk ka patur as bashkëpunim dhe as koordinim ndërmjet Kurtit dhe Osmanit.

“Prej vendimarrjes ditore të cilën e kemi parë në këto dy vitet e fundit. Realisht këto dy vitet e fundit nuk ka patur as bashkëpunim, as koordinim. Vjosa Osmani ka bërë përpjekje në situata të caktuata t’i mban afër partnerët e Kosovës por të gjithë partnerët e Kosovës shpeshherë janë informuar shumë përmes mediave dhe vetë zonja Osmani është informuar përmes mediave për qëndrime, vendime, të cilat i ka marrë zoti Kurti si kryeministër”

“Në bindjen time të plotë, vlerësimet që i kanë ndërkombëtarët për zonjën Osmani, janë vlerësime më shumë për t’iu thënë qytetarëve të Kosovës se ne jemi me popullin e Kosovës, shtetin e Kosovës dhe duam t’a bëjmë dallimin dhe kritikën që kemi në raport me Kurtin dhe qeverinë prej vlerësimit që kemi për raportin bilateral shtet i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo me dikë tjetër. Çfarë mua më habit është që asnjëherë prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nuk ka patur një situatë se çfarë deklaron Presidentja, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit si 3 liderë shtetërorë për tema të caktuara. Ndikimi i zonjës Osmani në vendimarrje shtetërore, nga jashtë duket i parëndësishëm dhe i limituar” tha Hoxhaj në Blic Interview raporton Gazeta Blic.

VIDEO:

04/26/2024 23:15

“Rrëfehet” Ismet Munishi U kënaqa tek Ballkani, e Prishtina – “Plisat” janë tifozët më të mirë në vend