• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Endrit Zabërgja, NISMA: Përparim Rama si Shpend Ahmeti, pishman që e votuam

03/12/2023 21:13
nga:N M

E një zyrtar tjetër i një partie politike që është në opozitë në komunën e Prishtinës, Endrit Zabërgja nga NISMA, thotë se pas 15 muajsh i kanë rënë pishman si subjekt politik, që kanë mbështetur Përparim Ramën gjatë kohës së zgjedhjeve për kryetar të Prishtinës, shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij, me dinamikën e punëve dhe projekteve që po ndodhin në kryeqytetin e Kosovës, Përparim Rama nuk dallon asgjë nga ish kryetari Shpend Ahmeti.

Ky këshilltar komunal ka përmendur një tender prej 12 milionë eurove që ka shpallur Përparim Rama për arkitektin e qytetit e për të cilat thotë se askush nuk di asgjë, se si këto para do të shpenzohen në tri vitet e ardhshme.

Ky projekt, sipas Zabërgjes, është më i madh deri tani në qeverisjen e Ramës, e për të cilin Zabërgja thotë se nuk ka lënë gurë pa lëvizur, kryetari i Prishtinës për ta quar përpara.

“12 milionë euro për 3 vite të paspecifikuara e për çfarë do të ndodhin, kur e pyesim Ramën dhe ekzekutivin na thonë se ne do të krijomë projekte të mjaftueshme edhe pse e dimë se nuk do t`i realizojnë ato projekte , por t`i kemi aty. Nëse e fusim në një matematike të veçantë , kryetari Rama vetëm nëse katër projekte të mëdha t`i bëjë ne I besojmë se do të jemi të kënaqur sepse nuk presim mrekulli nga ai. E ka përmendur unazën e jashtme, unazën e brendshme, lidhjen e Dragodanit me qendrën e qytetit, planin zhvillimore nuk e kemi askund, projekte që dalshin edhe në rrafshin qesharak. Nëse në fund e bëjmë një kalkulim të thjesht, nëse për çdo projekt të madh do të angazhoheshin konsulentë të ndryshëm, shuma nuk do të arrinte mbi 500 mijë euro, po e them kushtimisht dhe nëse për katër projekte të mëdha, do të kushtin nga 500 mijë euro , atëherë shuma del 2 milionë për ato projekte dhe tani po japim 12 milionë dhe nuk po shohim asnjë projekt të madh që po fillon dhe këtu po ndodh një keq menaxhim i madh”, thotë ai.