• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Eksperti i sigurisë: Të lehtësohen procedurat për qytetarët që i lajmërojnë rastet në polici

11/19/2021 21:44
nga:M K

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se institucionet duhet t’i ndryshojnë procedurat për qytetarët që i lajmërojnë rastet në polici.

Ibishi, në një intervistë dhënë “Expose”, prodhim i portalit GazetaBlic, ka shtuar se procedura është një nga arsyet pse qytetarët pritojnë të shpalosin të keqen, përcjell GazetaBlic.

Kjo pasi, ekzistojnë shumë procedura të panevojshme.

“Janë disa procedura të panevojshme. Duhet me patjetër të ndryshohen procedurat për qytetarët që i lajmërojnë rastet në polici, përndryshe qytetarët gjithmonë do të pritojnë të lajmërojnë të keqen”, tha ndër të tjera Ibishi për “GazetaBlic“.

/GazetaBlic/