Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj, përmend se një nga pasojat që mund të prodhojë kriza ekonomike është edhe largimi nga vendi i qytetarëve, siç kishte ndodhur vite më parë.
“Nëse flasim për momentin tani kur jemi, duhet të qeveria me gjithë prodhuesit vendor, me mullist dhe me bizneset tregtare duhet të ketë një marrëveshje që të ndihmohen në këtë pikë me një strategji afatëgjate, por tani e tutje duhet të ketë vetëm lehtësime financiare që bizneset pak a shumë të kenë një liri të frymarrjes dhe të ketë ulje të cmimeve, për ndryshe do të ketë cdo ditë ngritje të cmimeve, dhe uroj që qytetari të mos merr vendime drastike që të largohet nga vendi sepse kjo nuk i bën mirë vendin, por për ata që e sulmojnë Kosovën ju shkon në favor të tyre” deklaroi Kadriaj.
Kadriaj tregon se cilat janë disa nga shkaqet që ndikuan në krizën financiare dhe rritjen e çmimeve me të cilën po përballet Kosova?
“Kosova që nga paslufta me apo pa dashje, nuk mundi të arrij që të ketë prodhim vendor që do ta mbulonte tregun çdo kund, sidomos tek pjesa e konsumit, por ajo tanimë i përket të kaluarës. Qeveria aktuale dhe Kryeministri aktual ka obligim që të bëjë diçka më mirë, kështu që tani e tutje duhet të marrë masa në nivel të bashkëbisedimit me prodhuesit vendor duke ua lehtësuar operimin në nivel të taksave apo tatimeve, sepse nëse vazhdohet me këtë trend të rritjes, mund ta merrni me mend sepse Kosova mund të hy në një krizë ekonomike, gjë që nuk ja dëshirojmë vendit tonë” deklaroi ai.
Ai ka edhe një ide, se si do duhej të vepronte qeveria në këtë faze për të zbutur krizën ekonomike, përmes lehtësirave tatimore.
“Unë vlerësoj se meqë Kosova atakohet nga ana e importit, bizneset tregtare të lehtësohen në doganë, thjeshtë te kenë lehtësira që të dalin në treg sa më lirë dhe të bien cmimet sa më të favorshme për qytetarin” tha Kadriaj për dokumentarin Expose, raporton Gazeta Blic.
Dokumentari “Expose” mund ta ndiqni LIVE në “Gazeta Blic”