• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Eksperti i ekonomisë: Mjerim, kapja e BQK-së dhe e Trustit nga Qeveria

04/24/2023 15:08
nga:N M

Safet Gërxhaliu, që dikur ishte drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, po vlerëson se në rast se Qeveria do të emëroj njerëzit e saj, në pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe të trustit Pensional, është dëshmia më e mirë se në Kosovë çdo gjë është e politizuar dhe se ekspertët që janë për këto fusha po atakohen direkt nga ekzekutivi, raporton Gazeta Blic.

Ky ekspert i ekonomisë thënë për “Expose” se assesi Qeveria nuk është dashur të vonohet me emërimin e Guvernatorit të BQK-së, duke përmendur këtu krizat financiare që kanë ndodhur në SHBA , dhe në disa vende të Evropës.

Sipas Gërxhaliut, janë dikur rreth 10 miliardë euro në Bankën Qendrore të Kosovës që kanë mbetur pa u menaxhuar për shkak të mungesës së Guvernatorit dhe mbi 2.5 miliardë euro në Trustin pensional që nuk ka kush të vendos se ku mund të investohen ato mjete, e që humbjet e Trustit për 15 muaj janë afër 150 milionë euro.

“Në radhë të parë kjo është dëshmi se në Kosovë çdo gjë është politizuar dhe një atak i drejtpërdrejt ndaj vlerave të intelektualëve, në këtë drejtim nuk është më me rëndësi ekspertiza shkencore, por vetëm përkatësia partiake e politike dhe këto janë eksperimente mjaft të rrezikshme që po ndodhin në Kosovë. Një dukuri e tillë ka marrë përmasa të gjëra dhe çdo ditë e më tepër po demotivohen të rinjtë dhe po humbin shpresën se në Kosovë mund të krijohet një ardhmëri dhe vet fakti që e kemi këtë fluks të ikjes së inteligjencës, besoj se është pandemia më e rrezikshme që po i kanoset Kosovës, pandemi e cila po quhet si demografike”, thotë Gërxhaliu për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Ajo çka ka qenë shqetësimi më i madh i kohëve të fundit, sipas tij, ka të bëjë me atë çfarë ka ndodhur në Bankën Qendrore të Kosovës.

“Paramendojeni sot, institucionet më kredibile ndërkombëtare, qoftë SHBA, qoftë në Evropë, Zvicër, Gjermani janë të tronditura dhe në Kosovë nuk kemi një guvernator apo çdo gjë është nën mëshirën e një kryesuesi të Bordit, i cili emëron veten edhe kryetar të komisionit edhe zëvendës guvernatorë edhe guvernator dhe në qoftë se e analizoni rëndësinë kushtetuese që e ka Banka Qendrore në kohë të krizave, vërtet është një eksperiment mjaft shqetësues që duhet t`i brengos pushtetarët kosovar. Kjo sepse në rast të krizave, hierarkia e një guvernatori të BQK është te personat 1,2,3 , 3,2,1, të shtetit, prandaj nuk i bëhet nder Kosovës në këtë mënyrë, në veçanti kur dihet fare mirë se në Raportin e Progresit, në raportin e DASH, në raportin e FMN, performanca e BQK dhe Guvernatorit, kanë qenë mjaft pozitivisht të vlerësuara dhe të dilet me një vendim që ai nuk e meriton të mos dërgohet në 5 kandidatë për t`u votuar në Kuvendin e Kosovës, e dëmton atë direkt, sepse është atak politik. Në anën tjetër, si e ndien vetën kryeministri i Kosovës dhe ministri i Financave, kur del dhe kanë takime me FMN dhe ju thuhet se ish guvernatori më i mirë nuk e ka kaluar testin për t`u dërguar në Parlament, shqetësim, mjerim dhe kjo dëshmon më së miri situatën që ka ardhur Kosova dhe tentativën që të kapet çdo gjë nga pushtetit”, thotë Gërxhaliu./ Gazeta Blic