• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Dugolli tregon kush qëndron mbrapa sulmeve ndaj zyrtarëve policor në afërsi të brezit kufitar

04/22/2022 21:04
nga:Gazeta Blic

“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në Kanal10 dokumentarin për zhvillimet e fundit në Veri, të titulluar “Më e keqja nuk ka ardhur”.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së Enver Dugolli, ka folur për Expose lidhur me sulmet ndaj zyrtarëve policor që ndodhen ditë më parë në afërsi të brezit kufitar me Serbinë.

“Me vet faktin që Policia e Kosovës i bllokoi disa rrugë alternative që grupet kriminale i shfrytëzonin për kontrabandë, nënkupton se ato u alarmuan për shkak se u ngushtua rruga e tyre për të zhvilluar aktivitetet kriminale që i kishin zhvilluar që një kohë të gjatë, prandaj edhe këto sulme vin nga ai prizëm, por fatmirësisht nuk kishte viktima ndonëse predhat ishin drejtuar për likudimin e pjesëtarëve policor por për fat nuk pati viktima për shkak se veturat ishin të blinduara ndonëse dëmet materiale ekzistojnë”, tha Dugolli.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: