I ftuari i radhës në Blic Interview është deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.
Dugolli ka folur në lidhje me deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti se ‘media të caktuara po financohen me thasë me para nga shtetet armike’.
Ai tha se nuk është fokusi tek media në përgjithësi por sipas tij tek disa segmente të caktuara që janë të dyshuimta në atë çfarë plasojnë.
Dugolli tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk i sheh mediat si armik.
“Kur po flitet mediat, nganjëherë po merret si të gjitha mediat. Ne kemi edhe raporte, që tani së voni kanë salë që ka pas lajme të rreme, ka pas lajme të sponsorizuara me qëllime të caktuara që kanë shkaktu edhe konfuzion tek qytetarët. Dhe pikërisht është aty fokusi jo tek media në përgjithësi por tek disa segmente ‘dorën në zemër’ janë të dyshimta në kuptimin e asaj çfarë plasojnë. Nëse i referohemi disa raportove që kanë dalë, madje edhe nga vetë gazetarët dhe media të caktuara të cilat janë marrë me monitorimin edhe të këtyre lajmeve të rreme, pastaj edhe të ndikimit të ‘Sputnik’, edhe të mediave ruse, dhe ne këtu jetojmë. Nuk ka qenë goditje e mediave, por tani po merret në njëfarë forme kur po i referohet ndonjë raporti kredibil që del nga hulumtime të caktuara, madje të vetë gazetarëve. Pse e marrin goditjen mediat kur e dinë punën e tyre dhe s’ka nevojë askush ta merr për vete. Pse kanë nevojë mediat t’ia drejtojnë gjithë atë sulm vetvetes. le t’ia drejtojnë ata apo ato që vërtet janë gjend në ato pozita për të cilat zoti Kurti foli. Deklaratën nuk e shoh si skandaloze për shkak se ne nuk i shohim mediat si armik, me iu pas pa si armik nuk kisha ardhë këtu me fol me ‘armik’. Ta keni të sigurtë ne nuk i shohim mediat si armik, ne mediat i konsiderojmë si instrument i rëndësishëm i zhvillimit të shoqërisë” deklaroi Dugolli në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/


