• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Driton Selmanaj ‘godet’ Kryeministrin: Albin Kurti mund të jetë pjesë e skemave për veriun e Kosovës

05/05/2023 12:51
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj është i ftuari i radhës në emisionin “Blic Intervieë” me Astrit Gashin.

Ai në këtë intervistë ka ngritur dyshime të shumta në lidhje me situatën në veriun e vendit. Madje, ai ka shtuar se edhe vetë kryeministri Kurti mund të jetë pjesë e skemave për veriun e vendit.

Sipas Selmanajt, “nga papërgjegjshmëria e Kurtit, Kosova po njihet si një vend që mund të nxisë luftë”, raporton Gazeta Blic.

Ai ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit duke kritikuar Kurtin, derisa ka kritika edhe për Deklaratën për të Pagjeturit, e cila para pak ditësh u dakordua nga kryeministri kosovar dhe nga presidenti serb.

“Nga qasja e Kurtit, mund të krijohet një sistem paralel Kushtetutes në veri të vendit”, ka theksuar ndër të tjera ai.

Për këto dhe shumë tema tjera, ju ftojmë ta ndiqni intervistën me deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj që tranmetohet sonte nga ora 20:30 në RTV Dukagjini dhe Live në faqen e Facebookut të Gazeta Blic.

04/13/2024 14:19

Daka: Besoj që do të ndodhin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare, s’ka shenja për zgjedhje të jashtëzakonshme