• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Drejtori i Anesteziologjisë: Jemi të stërngarkuar, ikja e anesteziologëve problem shumë i madh

03/19/2023 21:30
nga:N M

Është një drejtor i një klinike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që nuk po ankohet sa i përket furnizimit me barna dhe materialit shpenzues, por ai ka një hall tjetër që për të thotë se, është shumë i madh, raporton Gazeta Blic.

Gazmend Spahija është drejtori i Klinikës së Anesteziologëve në QKUK e ku numri më i madh i profesionistëve shëndetësorë që kanë ikur nga sektori privatë janë pikërisht anesteziologët.

Ai ka thënë se ikja e anesteziologëve i ka vështirësuar shumë punën në klinika e reparte, por që po mundohen me këto kapacitet që mos të ketë ndalje ose reduktime të operacioneve në sallat e QKUK.

“Derisa vitin e kaluar janë kryer mbi 19 mijë anestezione, furnizimet i kemi të mira edhe pse kemi pasur një qalim me një nga produktet që e kemi përdor dhe e përdorim më shumë dhe e kemi kompensuar me medikamente të tjera. Tash për momentin furnizimi është i mire, aty këtu mund të ketë qalime të produkteve, por mund të them se kryesisht… se shpenzimet më të mëdha i kemi në mjekimin intensiv qendror ku aty edhe trajtimi i pacientëve në çdo njësi intensive është shumë i shtrenjtë, fatmirësisht edhe aty kemi një furnizim të mirë me disa qalime të vogla dhe disa produkte ku edhe në tregun e jashtëm nuk janë me çmime shumë të mëdha për tu` blerë, Për momentin kemi 45 të angazhuar nëse e krahason me vitin 2019 ku kemi pas 64, kemi një mungesë shumë të madhe dhe kjo mungesë e madhe po na detyron neve që të jemi shumë më të ngarkuar, sidomos shumë të ngarkuar se ne e mbajmë shërbimin 24 orë. Ne në katër njësi mbajmë shërbimin 24 orë dhe për tu mbajtur këto njësi në funksion të rregullt 24 orësh, jemi detyruar që të shtojmë numrin e kujdestarive, kjo po na ngarkon shumë më tepër. Sa i përket klinikave , reparteve, ne tentojmë që gjithmonë që t`i shpërndajmë anesteziologët nëpër salla të operacioneve, në mënyrë proporcionale, ashtu që të gjitha sallat të jenë, të ketë anesteziologun prezent, por fatkeqësisht, nuk mund të jemi prezent gjithkah në të njëjtën kohë, derisa klinika e anestezionit operon me 40 njësi, që kanë nevojë ta kenë anesteziologun prezent, mundohem me këtë numër t`i shërbejmë sa më shumë që mundemi”, thotë Spahija

Drejtori Spahija ka folur edhe për numrin e saktë dhe të mjaftueshëm që duhet ti ketë QKUK të anesteziologëve.

Ka treguar se në sa operacione mund të asistoj një anesteziolog, por edhe ikjen e tyre nga sektori publik.

“Kjo krejt varet nga procedura kirurgjike e cila kryhet, nëse procedura kirurgjike është e shkurt mund të kryhen më shumë anestezione. Përafërsisht kryhen dikur rreth 3-4 anestezione brenda ditës. Ikja më parë kanë ndodhur për shkak të një oferte shumë të mirë prej sektorit private, kjo ofertë secilin e ka joshur dhe janë larguar, por tash me ligjin e ri, me pagat që i kemi marrë mund të them se kolegët janë të kënaqur. Është e mira që në dy muajt e fundit nuk kam pasur kërkesë se do ta lëshojnë punën. Më parë vetën vinin kolegët, tregojshin se do të ikin dhe tregojke datën se kur, fatmirësisht në dy muajt e fundit nuk kemi kërkesa për lëshim. Në vitin 2022 e kanë lëshuar 11 anesteziolog gjithsej i kemi 23 anesteziolog, duke llogaritur edhe dy kolegë që kanë ndërruar jetë dhe katër kolegë që janë pensionuar. Me shtimin e shërbimeve, sepse QKUK shton, shërbime që është mirë për pacientët, neve na duhen së paku 120 anesteziolog dhe në përgatitemi bëjmë kërkesë, kemi pas dakordancë me ish ministrin e Shëndetësisë që të pranohen për çdo vjet specializantët anestezionist, fatkeqësisht nuk ka anesteziolog të papunë, se jam i sigurt se ishin pranuar në QKUK”, thotë ai.