• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Dorëheqjet e ushtarëve të FSK-së, Dugolli: Nuk është e përmasave shqetësuese

10/27/2024 21:03
nga:G C

Një situatë alarmante po ndodh brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton GazetaBlic.

Në vitin 2023 dhe 2024, mbi 11% e ushtarëve kanë lëshuar radhët e FSK-së, një shifër e frikshme që përfshin 257 ushtarë vetëm në vitin e kaluar.

Kjo situatë është shoqëruar me shqetësime të mëdha për kushtet financiare dhe pagat e pamjaftueshme, faktorë kyç që po i detyrojnë ata të largohen.
Ramush Haradinaj ishte i pari që alarmoi për një gjendje të tillë, teksa tha se keqmenaxhimi i qeverisë Kurti i ka sjellë ushtarët në këtë gjendje.

Por, deputeti i VV’së nuk e sheh shqetesuese largimin e ushtarëve të FSK-së.

Enver Dugolli, për “Expose”, prodhim i GazetaBlic thotë se Qeveria po investon në mbrojtje e siguri dhe si asnjëherë më parë ka rritur buxhetin duke e trefishuar në krahasim me katër vite më parë.

“Ne nuk do dëshironin asnjë dalje nga FSK-ja, mirëpo jemi dëshmitar të asaj qe raportohet se kemi një dalje nga FSK-ja por qe nuk është e përmasave shqetësuese. Një dalje prej më pak se 3% na ka përcjellë qe nga themelimi i kësaj force. Shto këtu edhe një numër të pjesëtarëve të FSK-së të cilët dalin edhe për shkak të moshës së pensionimit. Qeveria po investon në mbrojtje e siguri dhe so asnjëherë më parë ka rritur buxhetin duke e trefishuar në krahasim me katër vite më parë”, tha Dugolli.