• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Diskriminimi i nxënësve rom, Krasniqi: Pamje e trishtueshme, nuk duhet të ketë vend në shkolla!

05/20/2022 22:31
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 dokumentarin “Asgjë për Pakicën”.

Në këtë dokumentar është pasqyruar jetesa e komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë, rom, ashkali dhe egjiptianë.

Fëmijët e komuniteve pakicë diskriminohen edhe në shkolla. Për faktin se janë romë, ata detyrohen që edhe festën e abetarës ta bëjnë larg nga shokët e tyre të klasës.

E kjo është konsideruar e papranueshme nga përfaqësuesit e tyre në institucionet e vendit.

“Është pamje e trishtushme, është pamje e papranushme dhe nuk ka vend në shkollat e Kosovës, mirëpo çfarë duhet të bëjmë më shumë për këtë situatë përveç se të flasim, me MASHT është arrit një marrëveshja për mësues të komunitetin dhe në shtator hapet thirrja e parë ku do të rekrutohen nxënës në fakultetin e edukimit dhe ata do të përgatiten që me të përfunduar fakultetin të kthehen si mësues në vendet prej nga vi dhe të jenë mësues në shkollat shqipe, por nga radhët e komuniteteve, të bëjmë të kjart nuk janë mësues të gjuhës për komunitetet por janë mësues për sistemin shkollor të Republikës së Kosovës dhe të cilët do të kenë një qasje me të veçantë për eleminimin e problemeve në hapësirat ku ata punojnë, u shpreh për Expose Ministri i MAPL Elbert Krasniqi.

“Sado që ne dëshirojmë ta fshehim atë ndarje që është bërë, nuk mund ta quajm ndryshe veç se diskriminim, aty mësuesja tha se fëmijët kanë dashur të ndahen, pikërisht për këtë arsyje është mësuesja që ti mësojë ata që të mos jenë ndaras nga shokët në festën e abetarës e cila mbahet mend për vite, sepse për një festë të tillë sot ju tregjojmë fëmijëve tonë, e çka kanë me tregu ata fëmijë për festën e abetarës, diskriminim në lëkurën e tyre, kjo është e turpshme”, tha deputeti rom Erxhan Galushi.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: