• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Detaje të padëgjuara, Gucati thotë se krerët e UÇK-së në Hagë e kalojnë kohën duke luajtur shah e letra

02/05/2023 21:24
nga:G C

Djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati ka dhënë detaje të padëgjuara më parë rreth krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai në emisionin Expose zbuloi se të gjitha e mbajnë moralin lartë sepse e dinë se po gjykohen padrejtësisht.

“Duke u nis nga fakti që ata njihen shumë moti dhe kanë ideuar së bashku edhe me luftetarë tjerë, kanë për çka flasin, sepse nuk është që janë njoftuar atje. Morlin e mbajnë lartë për shkak se e din që po gjykohen padrejtësisht dhe do të vie moment që do të lirohen nga kjo padrejtësi e madhe që po ju bëhet”, tha Gucati.

Gucati shtoi se të gjithë krerët që po qëndrojnë në Hagë kalojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin, sepse siç e cek ai ka kohë që njihen.

“Ju e përmendet që i takojnë grupeve të ndryshme të politikes, por atje kanë një rapor të jashtëzakonshëm për shkak të kaluares, atje e kalojnë mjaft mirë dhe janë me moral mjaftë të fortë, shpesh herë neve na kanë inkuraju me fjalë që të mos merzitemi për ta që janë atje, kjo i bën të fuqishëm”, tha Gucati.

Gucati thotë se kohën e kalojnë duke u merr me aktivitete fizike, shpesh herë duke luajtur shah e letra.

“Merren me aktivitete fizike e kanë hapësirën e fitnesit, e kanë edhe fushën e tenisin ku i kam parë duke luajtur, luajn edhe me letra ose shah, duke e kaluar kohën bashkë, ajo që me ka ardhë mirë është se kanë jashtëzakonisht e ndihmojnë njëri tjetrin, qoftë kur kanë problem shëndetësore kanë qenë në gjendje gatishmëri në maksimum”, tha Gucati.