• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Dështimi i autostradës Prishtinë-Gjilan, Hamidi: Shkaku i Kurtit u dyfishua kostoja, ndërpreu punimet

05/26/2024 21:24
nga:G C

Një gazetar shumë vjecar i Ekonomisë, Lavdim Hamidi për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic ka theksuar se Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e autostradës Prishtinë- Gjilan.

Sipas tij, me ardhjen në pushtet të Kurtit ishin ndërperë punimet me arsyetimin se duhet të hetohet autostrada, dhe si pasojë e ndërprerjes janë shtrejtuar ndërkohë materialet dhe është rritur kosotoja e ndërtimit të tyre.

“Po ky projekt ka nisur në 2018-tën, një ndër projektet më të mëdhaja pas përfundimit të autostradës rrugës kombit për Shqipëri dhe autostradës Arbër Xhaferit për Maqedoninë e Veriut në vitin 2018-të, në atë kohë planifikohej për dy vite e gjysMë me përfundu. Me ardhjen e Qeverisë Kurti janë ngadalësuar punimet, herën e fundit një deklaratë e kryeministrit Kurti dhe zëvendësministri Hisen Durmishi ka qenë se autostrada përurohet në vitin 2023, tash jemi në vitin 2024 dhe është fundi i mandatit të qeverisë Kurti dhe autostrada nuk ka përfunduar, bëhet fjalë për një autostradë rreth 23 km e cila po neglizhohet dhe nuk dihet se kur do të përfundoj, nuk dihet nëse do të arrijë të përfundoj vitin e ardhshëm. Autostradë shumë e vogël në krahasim me autostradat tjera që është ndërtuar, mirëpo punët nuk kanë shkuar si duhet, nuk është vetëm ky projekt, asnjë nga projektet e mëdha të nisura nga qeveritë e kaluara nuk ka arritë me përfundu gjatë mandatit të qeverisë Kurti”, tha Hamidi.

Sipas tij, e keqja më e madhe ka ndodhur kur janë bllokuar punimet në këtë rrugë.

“Sepse këta nuk kanë qenë të gatshëm, janë marrë me arsyetime se duhet të hetohet kjo autostradë për shkak të parregullësive që kanë ndodhur dhe i kanë bllokuar punimet. Me bllokimin e punimeve kanë ndodhë e keqja më e madhe, sepse është shtrejtu materiali ndërtimor dhe kostoja e kësaj autostrade pothuajse është dyfishuar, kjo ka qenë pasoja që nuk po mund të përfundojë”, shton tutje ai.

Sipas Hamidit, premtimet infrastrukturore janë të dështuara, pasi sipas tij, ka një buxhet mbi tre miliardë euro dhe nuk ka projekte.

“Po nëse shikohet të gjitha projektet kapitale, Ministria e Infrastrukturës në vitin 2023 ka përfundu dikur rreth 30-40% të buxhetit të shpenzuar për investime kapitale, ndërsa në këtë vit në tre mujor ka vetëm 6% të investime të realizuara kapitale, domethënë janë shumë mbrapa nuk kanë arritur asnjë punë me premtu,  përkundër se buxheti është dyfishuar të themi, domethënë ka një buxhet mbi tre miliardë euro dhe projektet po dështojnë”, tha Hamidi për GazetaBlic.