• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Deputeti i VV-së: Opozita planifikon rrëzimin e Qeverisë në pranverë, jam kundër Trustit – PRO Kodit Civil

12/01/2022 18:42
nga:G B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se opozita po planifikon që ta rrëzojë Qeverinë Kurti në pranverë, sipas tij në mënyrë jodemokratike pasi nuk i ka votat, deria në këtë mënyrë ka tentuar ta marrë pushtetin edhe në vjeshtë.

Batusha në këtë intervistë foli dhe për liberalizimin e vizave, derisa tha se data e dhënë 1 janar 2024 është data e fundit që jepet për Kosovën dhe shpreson që të mos ketë më shtyrje.

Ndërsa, lidhur me planin franko-gjerman, deputeti ka thënë se është bazë e mirë por që kanë mospajtime në disa pika, mirëpo që është i mirë për të nisur bisedimet për marrëveshjen finale me njohjen në qendër. Ai ka cekur se ky plan është kundërshtuar nga Serbia.

I pyetur lidhur me projektligjin për Trustin që pritet të vie sërish në Kuvend, Batusha për Gazeta Blic ka thënë se do të votojë kundër pasi kjo tërheqje është kundërshtuar dhe nga ekspertët e kësaj fushe.

Ndërsa, për Kodin Cvil ka theksuar se nuk e di kur do të vie në Kuvend por që vota e tij do të jetë si herën e kaluar, pra PRO.

Më poshtë mun ta ndiqni intervistën e plotë të deputetit të VV-së për Gazeta Blic.