• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Deputeti i VV-së: Nagip Krasniqi është i pafajshëm, ai u arrestua pse e ndali hajninë dhe korrupsionin në KEK

04/30/2023 21:25
nga:N M

Por, një anëtar tjetër i Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë që është deputet i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka thënë se bazuar në atë çfarë ka parë e dëgjuar në Komision, drejtori i KEK-ut Nagip Krasniqi, duhet të lirohet, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, ai është në paraburgim jo pse dha tenderë ndonjë operatori të caktuar, por për shkak se ndali sipas tij hajninë dhe korrupsionin në KEK.
Ka vazhduar të vlerësoj se arrestimi i kryeshefit të KEK është vetëm një spektakël dhe asgjë më shumë.

“Shikoni, unë që përveç se jam nga Obiliqi, kam marrë pjesë edhe në komisioin hetirmor për energjinë 2006 -2022 dhe sigurisht si anëtar i këtij komisioni më jep të drejt të flas, sespe jam i informuar mjaftë mirë se çka ka ndodh nga 2006 deri më 2022 në KEK dhe faktikisht në përgjithësi rreth energjisë në Kosovë. Arrestimin e Nagip Krasniqit e vlerësoi si një spektakël. Unë e them me përgjegjësi të plotë sikur të kishte vetëm nëj rast sikur të arrestohej një drejtor apo një zv/drejtor apo menaxher prokurimi brenda KEK-ut dhe të bëhet një spektaktë i tillë siç është bërë me Nagipin, unë nuk do ta kisha mbrojtur. Por, duke ditur problem, duke e ditur se cfarë ka ndodhur në Bllokun A5… Që nga fillimi në bllokun A5 ka pasur ngecje dhe neglizhencë nga menaxhmenti i Kosovës A, ka pasur edhe njëfar llojë sabotazhi. Në shtator të vitit 2021 nuk ka pasur asnjë ofertues në remontin e bllokut A5, pra këto janë disa detaje”, thotë Thaçi për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Ai assesi thotë se rasti i Nagip Krasniqit nuk ka të bëjë me ambasadorin Martin Berishaj, duke hedhur poshtë kështu akuzat e opozitës.
Thotë se rasti i KEK ka qenë sulm direkt mbi qeverisjes e Albin Kurti.

“Sigurisht që e kam thënë dhe po e them për Nagipin se kam qenë i brengosur për sigurinë e tij se sa banditëve u ka ndal punën në KEK. Mafia e energjisë ekziston në rajon, kompani përfituese nga paslufta më e madhja në vend, ka qenë e Vukanovicit dhe që nga ardhja jonë në pushtet e LVV, ne nuk kemi importuar rrymë nga Serbia dhe ky operator që nga paslufta i ka shitur rrymë Kosovës. Jo, nuk lidhen aferat Berishaj- Krasniqi. Krejt kjo që unë e mendoj e Nagipi është arrestuar, jo pse i ka dhënë dikujt tender, por pse dikujt nuk i ka dhënë tender”, vlerëson ai