• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Deputeti i LDK-së: Qeveria të tregojë pse po tentohet sabotimi i zgjedhjeve– ndërkombëtarët kyçen në momentet kritike

04/14/2023 20:46
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur edhe për heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare për zgjedhjet në veri.

Sipas tij, ata nuk e kanë besueshmërinë e plotë për Kosovën e Serbinë dhe do të kyçen në momentet kritike por atëherë vjen tjetër nivel i diskutimit, teksa thotë se koncepti i ri qeverisës është shqetësues, pasi do të ketë autonomi për veriun e vendit.

“Mendoj që kjo është raporti çfarë ke krijuar në bazë të asaj kërkesës së parë për trajtimin e targave dhe mundësia që t’i merr përgjegjësitë e veta bashkësia ndërkombëtare në raport me implementimin e këtyre marrëveshjeve, qoftë edhe për menaxhimin pas asaj duket që ata nuk e kanë një besueshmëri të plotë të trajtimit as të njërës palë, as të palës tjetër se si e mbajnë fjalën. Ata do të kyçen në momentet kritike, por momentet kritike qesin në nivel tjetër të diskutimit, ose detyrojnë të bëhesh palë e ndonjë marrëveshje të re, ose të detyrojnë që ti ta pranosh një realitet të ri që tashmë këtë vetëmenaxhimin ose me kërkesën për implementim të marrëveshjes së asociacionit do ta shtyja derisa nuk kemi një koncept të ri qeverisës. Koncepti i ri qeverisës është shqetësues për neve sepse mund të apostrofohet ajo që quhet më e keqja autonomi për pjesën veriore të Kosovës”, thekson ai.

Deputeti thekson se qeveria sapo KQZ ka hasur në vështirësi në përgatitjen e zgjedhjve në veri, është dashur t’i përfshijë faktorët që kanë punuar për normalizim të marrëdhënieve mes dyja vendeve.

“Qeveria e pranoi, është e vërtetë që e pranoi me besimin dhe me shpresën që ana tjetër nuk do të pranojë asgjë dhe pa e ditur saktë, pa e marrë garancionet e plota, përpos atyre deklarative, mendoj që e ka prodhuar këtë situatë tash të lojës së Serbisë në raport me qytetarët në pjesën veriore të Kosovës. Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht, është dashur urgjentisht që në javën e parë se KQZ është duke u përballur me vështirësi në përgatitjen e zgjedhjeve në atë pjesë dhe t’i implikojë të gjithë ata faktorë të cilët kanë punuar ose kanë insistuar për normalizim të marrëdhënieve, edhe pa e marrë atë që e meriton Republika e Kosovës dhe për të dhënë atë që nuk është meritore, atëherë përgjigja duhet të kërkohet në transparencë”, vlerëson Zemaj.

Ai shton se askush nuk e di pse po tentohet të sabotohen zgjedhjet në veri në këtë mënyrë dhe se për të gjitha pyetjet duhet përgjigjur Kurti.

“Nuk po e dimë se çka ka derivuar në plotëni Marrëveshja e Ohrit. Askush nuk po e di saktësisht prodhimin e dokumenteve pastaj dhe të flasim pse janë këto sulme në pjesën veriore të Kosovës dhe pse tentohen që zgjedhjet të sabotohen në këtë formë. Pyetjet tona duhet të marrin përgjigje nga qeveria dhe kryeministri Kurti dhe ky është adresim i sinqertë, nuk është politikë sepse po e prek një pjesë të territorit tonë, të cilën në kuptimin strategjik nuk na ndanë asnjë subjekt politik këto zhvillime”, deklaron Armend Zemaj./Gazeta Blic/