• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Deputeti i LDK-së hedh dyshime të forta: Kurti mund të jetë pjesë e skemave të caktuara për çështjen e Veriut!

05/05/2023 20:43
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në një intervistë dhënë për ‘Bic Interview me Astrit Gashin’, tha se Lëvizja Vetëvendosje është ajo që Asociacionin e ka futur në problemet politike të brendshme.

Selmanaj tha se në kohën e kryeministrit Mustafa ishte vendosur një ‘siguresë’ që Kushtetuesja t’i jepte epilog Asociacionit.

Ai tha se me ardhjen e VV-së në pushtet filloi qasja e gabuar për trajtimin e Veriut.

“Ne po flasim për marrëveshjen për Asociacionin, e vitit 2013, por më pas kjo temë nga Lëvizja Vetëvendosje por edhe disa satelitë të saj përreth u shëndërrua në temë kryesore për politika të brendshme ndërpartiake. Gara kryesore më pas filloi nga viti 2015 e tutje të zhvillohet për Asociacionin madje dhe me një term të papranueshëm për ne, por që LVV-së i pëlqente shumë ta quante madje ‘Zajednicë’. Lëvizja Vetëvendosje është ajo që këtë temë e ka fut në problemet tona të brendshme, në vend që ta kemi ne si problem në raport me Serbinë. Që i bjen që nga viti 2015 keqtrajtimi, qasja negative, qasja e paqartë dhe me shumë probleme ndaj këtij procesi ka qenë nga LVV-ja. Ne kishim atje një marrëveshje me zotin Mustafa, ku ishte vendos një siguresë që Gjykata Kushtetuese të jepte epilog ose të jepte vlerësimin e saj që në fakt siguronte Kushtetutshmërinë e Kosovës dhe kornizën e saj kushtetuese por LVV-ja bëri tension, dhunë, etj. Më pas kur erdhi në Qeveri filloi me të njëjtën qasje të gabueshme per trajtimin e Veriut të Kosovës i problematikë.Fillimisht duke e trajtuar si problemin e 7-8 dhe pastaj duke e rendit si problemin e parë”, deklaroi Selmanaj, raporton Gazeta Blic.

Ai tutje hodhi dyshime nëse Kurti është i papërgatitur ose është pjesë e skemave të caktuara që nuk janë në favor të Kosovës.

“Kjo i bjen që ky ose është i papërgatitur dhe nuk e kupton problematikën e Veriut, ose është pjesë e skemave të tjerkuj dhe jo në interes të shtetit të Kosovës.Kujt i ka konvenu në Kosovë që mos të kemi rend fare në pjesën veriore, nuk po them se kemi patur rendin jurik dhe kushtetues mjatueshëm në atë pjesë, por megjithatë ka pas një përpjekje dhe një mënyrë të realizimit . Kemi pas policë të Kosovës, Prokuror, gjyqtar, zjarrëfikësa, doganierë dhe sot nuk kemi as kryetarë komunash dhe policët e Kosovës janë në pika të caktuara por jo në shërbim. Sot atje kemi njerëz me maska që enden, njerëz pa targa dhe me targa që enden, fati i njerëzve të Kosovës atje është në mëshirën e zotit.Krejt këto veprime kush i bëri? Qasja jo e duhur ndaj kësaj problematike e Qeverisë Kurti. E solli situatën në Veri të Kosovës që më së tepërmi shkonte në favor të Serbisë. Per herë të parë kishim aleatët tanë dhe Serbinë në njërën anë dhe Kosova si palë në anën tjetër. Qasja negative ,solli që Bashkësia Ndërkombëtare të intervenojë te mos te lejojë më shumë degradimin e procesit të dialogut. Nese rezultatat per Veriun na qojnë me tepër ne favor të Serbisë, sesa në favor të Kosovës, atëherë normalisht që dyshimet e mija dalin se mos është me ose pa vetdije pjesë e skemave të caktuara”, deklaroi Selmanaj në ‘Blic Interview me Astrit Gashin’ raporton Gazeta Blic.