• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Deliu: “Suksesi” më i madh në këtë dyvjetor, angazhimi i tërë Qeverisë për ta mbrojtur Martin Berishajn

04/07/2023 21:13
nga:N M

Në dy vjetorin e mandatit të Qeverisë Kurti, deputetja e partisë më të madhe opozitare, Blerta Deliu- Kodra, ka numëruar një nga një siç ka thënë ajo dështimet e Qeverisë Kurti, duke nisur nga premtimet megalomane, programin qeverisës, investimet kapitale, dhe të tjera, raporton Gazeta Blic.

Sipas saj, ajo çka kishte premtuar partia në pushtet, është larg realitetit në ketë dy vjetor.

Ajo për emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin ka theksuar se suksesi kryesor i kësaj qeverie është mbrojtja e ambasadorit, Berishaj.

“Ne kemi pasur një seancë maratonike që po vazhdon edhe sot në Kuvend për të parë progresin dy vjeçar të Qeverisë. Edhe pse jam opozitare, zhvillimi i këtij vendi për mua do të ishte shumë i rëndësishëm pavarësisht kush udhëheq. Kemi një subjekt që ka ardhur në pushtet me premtime megalomane dhe me pompozitet të madh, as për së afërmi nuk janë përmbushur prioritet e kësaj qeveria, plani i saj programi qeverisës. Invazioni rus në Ukrainë e ka vështirësuar gjendjen në gjithë botën, është shtrenjtuar 100 për qind energjia elektrike në Kosovë dhe tash kemi 15.4 për qind shtrenjtim të energjisë elektrike në muajin prill, 100 për qind është rritur tatimi në pronë. Kemi pagat që për një pjesë të kategorive të zyrtarëve publikë janë zvogëluar në kohën kur është zhvleftësuar paraja, kemi kosto të rënduar të jetës. Kurti përmend raporte ndërkombëtare që Kosovë ne pozicionojnë në vende të para, drejtësia është kthyer në pikën zero, figura më e përmendur është Martin Berishaj që akuzohet për transaksione të mëdha, sot merret në mbrojte nga një Qeveri tërë e cila ka ardhur në pushtet me premtimin kryesore, që do të angazhohet për drejtësi e punësim. Kryeministri përmend 40 mijë vende të punës e harron që gjatë pandemisë për të formalizuar ekonominë për të marrë mbështetje, është dashur që të regjistrohen për të marrë përkrahjen që ia ka dhënë shteti. Janë premtuar 160 çerdhe, janë ndërtuar vetëm 4, kemi premtime nga Kurti se paska realizuar 340 mijë shtesa për fëmijë 12-18 vjeç, Kurti nuk deklarohet që janë vetëm 10 euro dhe këto shkojnë vetëm për mirëmbajtje të llogarisë bankare, çka mund të blesh me 10 euro. Shëndetësia është në gjendje të rëndë, arsimi po ashtu, fenomeni më shqetësues e që do të duhet të ishte shqetësim kombëtar i Kosovës është ikja, zbrazja e Kosovës , 107 mijë qytetarë të Kosovës e kanë lëshuar vendin, brenda këtyre dy viteve, dhe nuk po ikin qytetarët e Kosovës që kanë nevojë vetëm për një vend të punës, po ikin ata që kanë humbur shpresën, e që janë truri i Kosovës, mjeket bujqit, fermerët, arkitektët, studentë, e të tjerë”, tha Deliu. / Gazeta Blic

04/13/2024 14:19

Daka: Besoj që do të ndodhin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare, s’ka shenja për zgjedhje të jashtëzakonshme