• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Deklarata e O’Brien, Buzhala: Nuk është çështja tek dinari, ‘kanë marrë vesh se Albini do të lëshojë urën’

02/23/2024 21:48
nga:Y I

Gazetari, Berat Buzhala, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur në lidhje me deklaratën e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, O’Brien’ pas vendimit të BQK-së se nëse “ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.

Buzhala tha se çështja nuk është aq tek dinari por se të njëjtit kanë marrë vesh se “Albini don të lëshojë urën”.

“Qeveria u lazdru pak, i morën një listë vendimesh dhe ua la ‘ëmbël’, na qeshnin ne të tjerëve që kemi qenë në politikë. A e din kjo forja ‘Amerika të rrespekton më shumë kur e sheh që t’i po e mbron vendin tënd’ Mefi e këta që e shesin, gjasme tani po e shohin Amerika që taman kanë ra në Qeveri. ‘Demek’ nuk lexon kurrë gazeta ndërkombëtare, libra. Ti a nuk e sheh që Amerika e orkestron edhe Japoninë çfarë të bëjë me Korenë e Jugut. A është shumë e moralshme Amerika?- Çfarë të ‘kërset’ ty a është shumë e moralshme, a po të bjen mirë ty?Si mora vesh unë, nuk është aq tek dinari, por kanë marrë vesh se Albini don të lëshojë urën me dal anej. Kur amerikanët e kanë parë se edhe dinarin e bëri pa tregu, kanë thënë ky vetëm e lëshon urën, dhe aty janë tranu ata. Nëse e lexon një komunikatë të KFOR-it tri ditë më herët , ata e kishin nënvizu me të madhe 1244, tri herë e kanë përmendur. Ky i ka korr do fitore të vogla, përpara Vetëvendosja e kanë patur njëfar sllogani “me humbje të vogla drejt fitores së madhe”, e tani janë duke bërë të kundërtën, ‘me fitore të vogla drejt humbjes së madhe’.deklaroi Buzhala në Blic Interview.

I pyetur nga gazetari Gashi se çfarë është humbur deri tani, Buzhala pati këtë përgjigje.

“Në rrafshin praktik defakto, Albini, është fitues deri tani, dejuro, është humbës. Defakto Qeveria po duket se ka sovranitet më të madh në veri, defakto po duket që i ka shkatrru do grupe andej, mirëpo në letra jemi keq ne. Me letra e ke pranu Asociacionin, kurrë s’do të hiqet është apo nuk është Albini, s’ka më prapa prej asaj. Defakto e ke një kryetar në Leposaviq, Zubin Potok, por ata s’janë kryetar, janë si ‘bryma para diellit’ . Kur të mbahen zgjedhjet dhe të zgjidhen serbët atje, krejt kjo do të jetë vetëm një imazh, prap do të ketë serbë aty në institucione. Serbia cdo ditë e shtin Albin Kurtin me thënë ‘hajde ta nënshkruajmë marrëveshjen’. Në momentin kur ne do të qohemi nga gjumi, që do të ulemi sepse nuk ke qare pa e bë marrëveshjen, na e dim një gjë, kur Qeveria qëndrore ka me pas mosmarrëveshje për Asociacionin nuk ka me vendos Gjykata Kushtetuese ka me vendos një trup i cili quhet Arbitrazh ku fjalën kryesore në atë ekip ka me pas BE-ja”

Ai tha se çështja e Asociacionit tashmë është punë e kryer.

“Unë mendoj se kurrë s’kemi me ardhë në pozitë më të mirë sesa parimet e Isa Mustafës së 2015 të redaktume prej Gjykatës Kushtetuese të kalonin në Kuvend të Kosovës, ka qenë gjëja më e pranueshme që kishim mujt me nxjerr prej Asociacionit. Ajo tani po duket ‘limonatë’ . Unë mendoj se asaj kësaj nuk do të mundemi t’i ikim më, u kry kjo. Më mirë është tani me u marr vesh me than “qu ta bitisim'” deklaroi Buzhala në Blic Interview raporton Gazeta Blic.

VIDEO:

04/26/2024 23:15

“Rrëfehet” Ismet Munishi U kënaqa tek Ballkani, e Prishtina – “Plisat” janë tifozët më të mirë në vend