• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Dedaj: Kurti, njeri i rrezikshëm – nëse përplaset me administratën Trump, Kosova hyn në tunel dhe nuk do të dalë më

03/01/2025 21:18
nga:G C

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, një një intervistë dhënë për “Expose”, prodhim i GazetaBlic thotë se rikthimi i Donald Trumpit është sinjal i fuqishëm, por edhe i frikshëm për Kosovën.

Dedaj i cili shpresën e mban që Kurti mos të zgjidhet më kryeministër, thotë se nëse vazhdohet me ketë mendësi e qasje, Kosova hynë në një tunel dhe nuk dihet si do të dalë.

“Lajmi më i keq dhe tragjikë për Kosovën do të ishte nëse Albin Kurti, do të ishte sërish kryeministër i Kosovës. Albin Kurti ka dështuar të drejtojë vendin dhe ndryshimi i politikave globale, në këtë rast ndryshimi i administratës së ShBA-ve dhe rikthimi i Donald Trump është një sinjal tepër i fuqishëm dhe shumë i frikshëm për Kosovën, sepse duhet me pasë shumë kujdes për të mos bërë veprime që bien në përplasje me politikën e administratës së presidentit Trump. Nëse kjo ndodhë, atëherë Kosova do të hyjë në një tunel, ku nuk do të dihet a do të dalë ndonjëherë apo si do të dalë”, tha Dedaj.

“Unë duke e ditë këtë rrezik, apelojë tek partitë opozitare që të jenë unik dhe t’i ulin interesat personale dhe partiake, sepse në pyetje është Kosova”.

Kritika e Dedajt për Kurtin vazhdoi duke e quajtur populit e ekstremistë të majtë, madje sipas tij, kryeministri është njeri i rrezikshëm dhe me të në pushtet rrezikohet shtetësia e Kosovës.